Fier, zjarr në një pikë karburanti

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mesditën e sotme një pikë karburanti në qytetin e Fierit duke rrezikuar edhe banesat përreth.
Mësohet se zjarri ka përshirë një karburant në unazën e qytetit ndërkohë që forcat zjarrëfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.