Durrës, bllokohet anija me armë
Një anijë që transportonte armë zjarri është ndalur në portin e Durrësit, ku po i nënshtrohet një kontrolli për procedura verifikimi. Anija, mbi të cilën valëvitej një flamur moldav dhe me pronara një shtetas shqiptar nga Gjirojkasra, sipas burimeve portuale ishte e ngarkuar me armë dhe municione dhe po verifikohet, siç veprohet zakonisht në rastet kur anije të huaja me armë i afrohen portit të Durrësit. Kjo anijë është mbajtur në radën e portit të Durrësit që nga dita e premte. Nga verfikimet e deritanishme nuk ka rezultuar që anijë të ketë problem ligjore në transportin e armëve. Ndërkohë furnizmimi me armë është bërë në Malin e zi, e më pas anija do të kalonte tranzit në Shqipëri për tu ngarkuar sërish në portin e Kroacisë, ndërsa destinacioni final ishte Iraku. Burime të brendshme bëjnë më dije që anija mund të niset që sonte drejtë portit kroat.