E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doganat në jug katër ditë “pushim”

Sot ka nisur greva edhe në doganën e Kapshticës në Korçë, ku sipas njoftimeve, “bllokada” do të zgjasë katër ditë. E njëjta situatë është edhe në të gjitha pikat e tjera kufitare në jug të Shqipërisë.

Sipas të dhënave nga pika kufitare e Kakavijës që është një nder doganat më të mëdha të vendit është i vogël dhe se nuk janë krijuar radhë. Greva e sotme ishte e paralajmëruar ndryshe ngase ka ndodhur herët e tjera, ku policia lajmëronte qytetarët që të mos udhëtonin gjatë periudhës së grevës.

Gjatë kësaj periudhe kohore, nuk do të mundë të kalojnë automjetet dhe maunet me mallra, por vetëm udhëtarët. Prej kohësh, doganierët grekë protestojnë kundër masave të qeverisë së Athinës për shkurtimet e rrepta buxhetore dhe shkurtimet e vendeve të punës. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-17 09:44
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›