E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët e Bulqizës nesër në Tiranë, nisin protestën pandërprerje

TIRANE- Minatorët e Buqlizës do të vendosen nesër para Ministrisë së Ekonomisë, Punëve dhe Çështjeve sociale në një protestë të pandërprerë deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Kreu Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikollaj, deklaron se minatorët nuk do të lëvizin nga Tirana derisa qeveria të gjejë një zgjidhje për situatën e krijuar e cila brenda dy vitesh i mori jetën 16 minatorëve.

“Nesër në orën 09. 30 minuta, do të nisim një protestë pa ndërprerje në Tiranë, përpara institucioneve qeveritare, pasi pjesë e këtij problemi është edhe qeveria”- paralajmëroi Kol Nikollaj, duke akuzuar Ministrinë e Ekonomisë se po tregohet “totalisht e papërgjegjshme dhe e pavëmendshme, pasi ajo i ka dhënë koncensionet me licensë dhe ka të drejtën e kontrollit të investimeve, moskryerja e të cilave ka dërguar në përkeqësimin e kushteve të punës, të pagës, dhe të sigurisë.

Nga ana tjetër Nikollaj paralajmëron se keqpërdorimi i shfrytëzimit teknik të minierës rrezikon vendburimet e kromit. Sipas studime me ekspertë që ka kryer konfederata e sindikatave, “keqpërdorimi, shfrytëzimi, mos kryerja e investimeve dhe keqpërdorimi I zonës D,rrezikon mbylljen e saj brenda 15- 18 muajsh”, ndërkohë që “kjo minierë është një vendburim kolloz i kromit jo vetëm në Shqipëri por edhe në Europë. “ – tha Nikollaj.

Po sot ka reaguar dhe sindikata e minatoreve, e cila ka kërkuar që minatorët të qëndrojnë të bashkuar dhe të mos bien pre e tentativave përcarëse.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Minatorët e Bulqizës nesër në Tiranë, nisin protestën pandërprerje

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›