E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, plagoset me armë një 60-vjecar, pranga autorit

DURRËS- Plagoset me armë zjari një 60-vjecar në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00 në fshatin Katund Sukth, ndërsa mësohet se kanë qënë blutë e qytetit bregdetar ata që kanë bërë edhe shoqërimin e të plagosurit në spital.

Po sipas burimeve policiore, mësohet se i plagosuri Ndue Cela ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori i ngjarjes është shtetasi Ernald Preçi, i arrestuar tashmë nga policia.

Aktualisht nuk dihen ende shkaqet e plagosjes me armë. Dyshohet një sherr i mundshëm mes dy personave të mësipërm, por pritet që nga hetimet e policisë dhe marrja në pyetje e autorit të plagosjes, të zbardhen më shumë detaje nga ngjarja.

(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›