Postet në qeveri, Panariti: Aleatët të mos nxitohen, kemi një marrëveshje
TIRANE - Anëtari i kryesisë së LSI-së, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti deklaroi dje, se nuk u shmanget sfidave dhe përgjegjësive në rast se do t’i ofrohet një post ministri në qeverinë e re. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, ai u bën edhe një thirrje aleatëve të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”, të cilët kanë filluar të shfaqin pakënaqësitë në lidhje me ndarjen e dikastereve. “Ne i ftojmë qetësisht dhe konstruktivisht të gjitha subjektet t’u përmbahen termave të marrëveshjes dhe mbi të gjitha të përmbahen nga deklarata emotive dhe të nxituara. LSI do t’u përmbahet rigorozisht termave të marrëveshjes ashtu siç ka dëshmuar vazhdimisht edhe në të shkuarën”, - u shpreh dje, Panariti, i pyetur në lidhje me deklaratat më të fundit të kreut të PDS-së, Paskal Milo. Ai njofton se shumë shpejt do të bëhen të ditur edhe emrat e ministrave të rinj. I pyetur në lidhje me vendimin e Kolegjit pas hapjes së 15 kutive të qarkut të Kukësit, Panariti tha se: “Gjatë rinumërimit këto fletë nuk ekzistojnë dhe për rrjedhojë mosgjendja e tyre në kutitë e votimit përfaqëson në fakt ‘autogolin’ më të madh për protagonistët e këtij krimi elektoral, të cilët do të jenë subjekt i një hetimi të hollësishëm nga organet e specializuara për këtë qëllim”.
Profesor Panariti, LSI nuk arriti dje të përmbyste rezultatin nga 15 kutitë e Kukësit, por në të kundërt rezultoi shtim votash për palën kundërshtare. Si e vlerësuat këtë? A ishte një lloj autogoli, të themi?
Thelbi i kërkesës sonë ankimore kishte të bënte me sqarimin e mospasqyrimit në tabelat përmbledhëse të zonës 9 të administrimit zgjedhor (Tropojë), qarku Kukës, të mbi 150 fletëve të pavlefshme të votimit, pra fletë të bardha të paplotësuara, pa shenja, dhe të identifikuara qartë si të tilla gjatë leximit të tyre në monitor.
Gjatë rinumërimit këto fletë nuk ekzistojnë dhe për rrjedhojë mosgjendja e tyre në kutitë e votimit përfaqëson në fakt ‘autogolin’ më të madh për protagonistët e këtij krimi elektoral, të cilët do të jenë subjekt i një hetimi të hollësishëm nga organet e specializuara për këtë qëllim. Këto fletë në fakt gjenden atje, por jo të bardha, por tashmë të “nxira” dhe të plotësuara tinëzisht, për të balancuar në rinumërim rezultatin fals të shpallur, që i hoqi mandatin plotësisht të merituar LSI-së. Se ku dhe kur është kryer ky krim, i cili grabiti një mandat tonin, janë hetuesia dhe organet e specializuara që do ta zbulojnë, por gjurmët e falsifikimit elektoral janë plotësisht të dukshme dhe mbetet të njihemi vetëm me ujkun.
Përpos kësaj, në nxitim e sipër dhunuesit e zgjedhjeve të kësaj zone kanë ndryshuar edhe kodet e sigurisë së dy prej kutive, duke e bërë edhe më flagrante veprën e tyre penale.
Jemi në fazën që po konstituohet qeveria e re. Si e shikoni strukturën e kabinetit të ri, që u bë publike pak ditë më parë nga kryeministri i ardhshëm Rama?
Struktura e propozuar e qeverisë është racionale dhe pa staza, dhe në thelb synon të çlirojë qeverinë nga një tejngjeshje e tepruar e përgjegjësive dhe ngarkesave dikasteriale, qartësisht e pranishme në strukturën e deritashme, e cila sigurisht ka ndikuar edhe në efektivitetin e qeverisjes. Struktura e re synon të jetë më dinamike dhe më e fokusuar.
Ju jeni një nga drejtuesit e LSI-së, ndaj besoj mund t’ju pyesim: Në ç’fazë janë konsultimet; sa ministri do të ketë partia juaj, nisur edhe nga rreth 200 mijë vota që keni arritur të merrni nga këto zgjedhje?
Lajtmotivi ynë në dialogun me PS ka qenë përcaktimi i përparësive të bashkëqeverisjes për 300 ditët e para, ku sigurisht ne kemi këndvështrimin dhe synimet tona për këtë periudhë, të cilat synojmë dhe në fakt ia arritëm t’i konvergojmë me ato të Partisë Socialiste. Faza që pason është ajo e ndarjes së përgjegjësive dhe që mbetet vetëm në funksion të qëllimit primar të programit të përbashkët dhe të përparësive bashkëqeverisëse.
Për këtë po punohet dhe po dialogohet ende, dhe sigurisht kryeministri Rama, ashtu siç e bëri të ditur edhe në konferencën e tij për shtyp, besoj se do ta bëjë publike së shpejti.
Emri juaj është lakuar në media si një nga ministrat e rinj. A keni pasur një ofertë të tillë dhe nëse nuk e keni pasur, a do ta pranonit nëse ju ofrohet kjo detyrë?
Nuk kam pasur ende rastin të dialogoj për mundësinë e përfshirjes në qeverinë e re, por asnjëherë nuk u jam shmangur sfidave dhe përgjegjësive.
Disa prej aleatëve në koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” kanë shprehur pakënaqësi për mospërfshirjen e tyre në poste të larta ministrore. Kam parasysh këtu zotin Milo, që ka thënë se posti i zv.ministrit nuk bën për të. A i druheni faktit se koalicioni mund të përçahet për shkak të qejfmbetjeve që mund të shkaktohen tani, në prag të plotësimit të kabinetit me ministrat përkatës?
Më lejoni t’ju kujtoj juve, por edhe gjithë aleatëve, se ka një marrëveshje parazgjedhore midis forcave të koalicionit të majtë, ku janë përcaktuar fare qartë kriteret e bashkëpunimit dhe të bashkëqeverisjes në funksion të performancës dhe peshës elektorale të secilit prej subjekteve. Ne i ftojmë qetësisht dhe konstruktivisht të gjitha subjektet t’u përmbahen termave të marrëveshjes dhe mbi të gjitha të përmbahen nga deklarata emotive dhe të nxituara. LSI do t’u përmbahet rigorozisht termave të marrëveshjes, ashtu siç ka dëshmuar vazhdimisht edhe në të shkuarën.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)