E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, grekëtkërkojnë punëjashtë shtetit

ATHINë- Sipas agjencive të punësimit në Athinë, ka një tendencë në rritje të vendasve për t’iu kthyer emigracionit duke kërkuar punë jashtë shtetit, ndërsa ata që kanë studiuar në vende si SHBA apo Britani e madhe, as që kanë dëshirë të kthehen në vendin e tyre.

Papunësia në Greqi ka kapur shifrën e 11.7 përqind dhe sipas agjencive të punësimit, në sportelet e tyre dorëzohen deri në 20 mijë aplikime brenda muajit. Kërkesat në rritje vijnë nga të papunët por edhe nga të punësuarit që i druhen krizës dhe kolapsit të kompanive. Konstantinos Tsakonas, i cili ka studiuar në universitetin e Harvardit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shprehet se do të kishte dëshirë të kthehej përfundimisht në Greqi, por situata aktuale ekonomike e detyron që për momentin të mos e ndërmarrë një veprim të tillë. Një qytetar që jeton dhe punon në Athinë shprehet se situata në vendin e tij është dramatike teksa pagat shënojnë ulje, ndërsa cmimet dalin jashtë kontrollit. Ai shton se e vetmja zgjidhje është që të largohet jashtë vendit.

Nga mesi i shekullit 20, rreth një milion qytetarë grekë lanë vendin e tyre për të kërkuar një jetë më të mirë. Lufta civile pak para përfundimit të luftës së dytë botërore dhe diktuatursë shtatë vjecare që përfundoi në vitin 1974 nxitën më tej emigrimin, kryesisht drejt Gjermanisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë dhe Australisë.

Histori emigracioni, por jo si ai i shqiptarëve disa vite më vonë të cilët shpesh herë humbën jetën në det teksa përpiqeshin të shkonin drejt Italisë, vetëm sepse nuk kishin një vizë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›