E Shtunë, 31 Tetor 2026

Limaj: Pranoj cdolloj hetimi, nukjap dorëheqje

PRISHTINE- Ministri i Transportit, Fatmir Limaj përsëriti se nuk do të japë dorëheqje, për shkak të hetimeve për korrupsion, që po zhvillohen nga ana e EULEX, në ministrinë që ai drejton.

Limaj tha se është i gatshëm të përballet me çfarëdo hetimi kundrejt tij, por sugjeroi që me këto hetime të merren prokurorët e Kosovës.

Në një konferencë për gazetarë, ku paraqiti raportin e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, ministri Limaj tha se do të vazhdojë të punojë për të mirën e këtij vendi dhe se gjyqtarët më të mirë të punës së tij, siç tha ai, do të jenë qytetarët e Kosovës.

"Ata ma vlerësojnë punën time dhe të Ministrisë që drejtoj", u shpreh Limaj.
Dy muaj më parë, EULEX-i bastisi zyrat e Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit nën dyshimet për korrupsion.

Kryeprokurori i EULEX-it, Johanes Van Wreesvijk, ka pohuar se bëhet fjalë për hetime në tenderët për ndërtimin e rrugëve, ndërsa keqpërdorimet, sipas tij, kapin shumën prej disa miliona eurove.
(e.n/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›