PS: Ministri Imami po shet pronat e ushtrisë me çmim nën vlerën e tregut
TIRANE- Deputetja e Partisë Socialiste Ermonela Felaj në një dalje për mediat akuzoi ministrin e Mbrojtjes Arben Imamin për abuzim me pronat publike me nxjerrjen në ankand të një numër pronash të ushtrisë shqiptare me një çmim nën vleren e tregut.
“Në ankandin e datave 16 dhe 17 korrik, ky ministër ka nxjerrë në shitje me një çmim ndjeshëm nën vlerën e tregut, disa prona në zonat më të lakmueshme turistike të vendit, siç është për shembull një sipërfaqe prej 3000 metrash katrorë në Ksamil e nxjerrë në shitje me një çmim fillestar prej 12 milion lekësh apo një truall prej 625 metrash katrorë në Babicë për vetëm 2 milionë lekë. Është absurde që një ministër që u ndëshkua rëndë me votë në qarkun që drejtonte; një ministër qeveria e të cilit u ndëshkua me votën e 1 milionë shqiptarëve pikërisht për vjedhjet, abuzimet, shpërdorimin e pasurisë publike në emër të interesave personale e klienteliste, vazhdon ende sot të abuzojë me pronën publike si të mos ketë ndodhur asgjë”, u shpreh Felaj.
Deputetja Felaj në emër të Partisë Socialiste i bëri thirrje ministrit Imami të tërhiqet nga çdo akt abuzimi me pronën publike.
(e.m/BalkanWeb)