Krujë, problem mbetjet spitalore
Mbetjet spitalore dhe trajtimi i tyre kanë krijuar mjaft probleme për institucionet shëndetësore të Krujës. Spitali i Krujës është gjobitur me 2 milion lekë poliklinika e Fushkrujës me 1 milion lekë për shkak të diegies së mbetjeve të tyre në ambjent të hapur duke ndotur gjithë zonë përreth vendgrumbullimit të mbeturinave. Konkretisht fshati Nuaj pranë të cilit digjen mbeturinat e spitalit ëshë gjatë gjithë kohës i mbuluar nga një re smogu mjaft të rrezikshëm për jetën e banorëve, të cilët dëshmojnë se sëmundjet e shpeshta të mushkrive dhe dëmtimet serioze në bujqësi blegtori janë treguesi i qartë i dëmit që shkakton djegia mbeturinave spitalore.
"Këtu grumbullohen të gjithë mbetjet e qytetit të Krujës dhe më keq janë mbetjet spitalore, të cilat djegia e tyre krijon një smog shumë të rrezikshëm, që përvecse ndosin ambientin bëhen dhe shkak i shumë sëmundjeve të prodhimeve bujqësore", tha Murat Murati, kryetar i komunës.
Inspektoriati i mjedisit i qarkut të Durrësit ka gjobitur me 500.000 lekë edhe firmën e pastrimit për të ushtruar aktivitet të paligjshëm pasi nuk ka leje për trajtimin e mbetjeve spitalore. Institucioneve shëndetësore iu është lënë një muaj afat për pagesën e gjobës dhe për zgjidhjen e trajtimit të mbetjeve spitalore.
Olgera Muka < I mëparshmi