E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavijë, në pranga polici për korrupsion

Arrestohet ne doganen e Kakavijes nje efektiv i policise kufitare nen akuzen shpërdorimit te detyres dhe te mitmarrjes. Afrim Shena eshte arrestuar ne mengjes nga agjentet e Shërbimit te Kontrollit te Brendshem ne drejtorine e policise se Gjirokastres. Burime lokale konfirmojne se Shena ishte nen vëzhgimin e rrepte te agjenteve prej nje jave.

Duke përfituar nga puna si polic i pikes kufitare te Kakavijes ai kalonte klandestine ne drejtim te vendit fqinj.Rasti i fundit ishte ai i kalimit te nje cifti bashkeshortesh nga qyteti i Ferit duke shmangur sistemin TIMS.Por sapo makina citroen me targa greke ka kaluar doganen shqiptare eshte ndaluar ne token neutrale. Policia ka arrestuar edhe drejtuesin e mjetit Ermal Sheroku.Ky i fundit u kishte marre dy klandestineve nga 3 mije euro.

Gent Hazizi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›