E Diel, 1 Nëntor 2026

Swoboda: Kriza politike nuk ka përfunduar

Ndryshe nga kolegët e tij në parlamentin Europian për nënkryetarin e Grupit Socialist e Demokrat ne këtë Parlament, Hannes Swoboda, kriza politike në Shqipëri nuk ka përfunduar. Duke nxitur opozitën dhe maxhorancën për të bashkëpunuar, gjatë një interviste ai deklaron se duhet të jetë qeveria ajo që duhet të hedhë hapin e rradhës.

"Unë nuk mendoj se kriza ka përfunduar. Natyrisht që hapi që ka ndërmarrë Partia Socialiste duke shkuar në parlament për të punuar në parlament, është një hap i rëndësishëm, por sic thotë një fjalë, duhen dy vetë për të kërcyer tango. Unë mendoj se edhe qeveria duhet të bëjë disa hapa përpara, por ajo cka na intereson ne nuk është që të akuzojmë njërën ose tjetrën palë. Këtë po ua lë ta bëjnë disa anëtarë të parlamentit evropian nga ana e PPE, të cilët për fat të keq u angazhuan në një mbrojtje të njëanshme të qeverisë. Unë nuk kam për të akuzuar qeverinë", tha Hannes Swoboda nënkryetari i Grupit Socialist e Demokrat në PE.

Dy ditë pas miratimit të rezolutës se Parlamentit Europian Svobova ne emër dhe të kolegëve të tij deklaron se nga shqipëria kërkohen të parat zgjedhje të lira , të ndershme e të pakontestuara.

"Qeveria dhe opozita duhet të përpiqen të gjejnë një rrugëdalje nga kriza sidomos nëse kemi parasysh zgjedhjet e ardhshme vendore që të paktën një herë të kemi zgjedhje që të mund të quhen nga të gjitha palët, të lira, të ndershme dhe transparente. Këto janë mesazhet kryesore të Parlamentit Euvropian", tha ai.

Elona Gjylmi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›