E Diel, 1 Nëntor 2026

Fluks udhëtarësh në Morinë, 10 mijë shtetas në ditë

10 mijë shtetas,8 mijë mjete kryesisht autovetura dhe 100 autobuzë lëvizin cdo ditë në pikën kufitare të Morinës në Kukës .95% e udhëtarëve mbërrijnë në Shqipëri për pushime dhe janë mjaft të kënaqur me shërbimin në këtë pikë kufitare.Kontrolli i njëanshëm i udhëtarëve i vendosur pas marrëveshjes ndërmejt palës kosovare dhe asaj shqiptare në këtë pikë ka lehtësuar mjaft udhëtimin e pushuesve.

Burimeve zyrtare të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Kukës dëshmojnë fluksin në rritje të lëvizjeve në këtë pikë të bazuar në shifra,kështu vetëm për javën e parë të këtij muaji, kanë hyrë në territorin e vendit rreth 22.500 shtetas të huaj dhe kanë dalë rreth 35.500. Ndërsa për muajin Qershor kanë hyrë në territorin e Shqipërisë 59.800 shtetas të huaj dhe kanë dalë prej saj 87.900 të tjerë.

Flutura Tota < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›