E Diel, 1 Nëntor 2026

Pogradec, gjendet e gjallë foshnja në kazanin e plehrave

Foshnja e seksit femër është gjetur e gjallë nga një pastruese e rrugëve të këtij qyteti, e cila e ka dërguar atë në spital.

Mjekët thonë se fëmija është shëndosh e mirë dhe shprehin gjithashtu habinë se si ka mundur të mbijetojë në një kohë që temperaturat janë tejet të larta, aq më tepër në një kazat plehrash.

Fëmija po mbahet nën mbikëqyrjen e mjekëve dhe më pas ai do të dërgohet në jetimore. Policia po heton se kush mund ta ketë lënë fëmijën në kazan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›