E Shtunë, 31 Tetor 2026

10 gjëra që nuk i dini për oktapodin Paul

Oktapodi Paul është bërë një nga yjet e Botërorit të Afrikës së Jugut, falë parashikimeve të famshme dhe rezultateve korrekte të tij të ndeshjeve të Kupës së Botës. Gazeta angleze “Telegraph” ka hartuar një listë me 10 gjëra që nuk dihen në lidhje me gjallesën me tentakula.

1. Është me origjinë nga Uejmuth
Edhe pse tani ndodhet në akuariumin e gjallesave të detit, “Aquarium Sea Life Centre”, në Oberhauzen të Gjermanisë, Paul, aktualisht ka lindur në Uejmtuh të Anglis, dhe lëvizi nga “Sea Life Park” në vitin 2006. Fiona Smith, nga Uejmuth “Sea Life Park” tha për “Dorst Echo”: “Ai kurrë nuk bëri ndonjë parashikim gjatë kohës që ishte këtu, ndoshta ai priste ndonjë ngjarje të madhe si Kupa e Botës deri sa të zbulonte aftësitë e tij”.

2. Është një i kërkuar
Shefi argjentinas Nikolas Bedorou ishte kaq i zëmëruar pasi Paul parashikoi korrektësisht se ekipi i tij do të humbiste në çerekfinale me Gjermaninë sa ai sugjeroi që të gatuante oktapodin. Ai shkroi në Facebook: “Ne do ta ndjekim atë dhe do ta vendosim në letër. Në do të mundim atë (por korrekt!), në mënyrë që ta ruajmë mishin e tij dhe më pas që të vendosim atë në ujë të vluar”.

3. Ai për një lajm të madh
Parashikimet e Paulit kanë fituar kaq popullaritet sa që televizioni gjerman NTV nisi të transmetojë direkt parashikimet e tij, me dy reporterë të vendosur afër akuariumit që mund të sjellin pamje nga gjithçka që ndodh.

4. Është më i famshmi në Oberhauzen
Duke parë interesimin e jashtëzakonshëm të medias botërore për shkak të parashikimeve të tij, Paul e ka vendosur qytetin e rëndomtë gjerman të Oberhauzenit në hartë. Oberhauzeni, i cili është binjakëzuar me Midëllsbroun, gjithashtu është një nga qendrat më të mëdha të shopingut në Europë. Ia vlen tani një vizitë.

5. Ka një rekord të mirë gjetjesh
Paul filloi të parashikojë rezultatet e Gjermanisë në Euro 2008-n, duke zgjedhur në mënyrë korrekte fituesin në katër nga gjashtë ndeshjet e Gjermanisë. Ai parashikoi se Gjermania do t’i fitonte të gjitha ndeshjet, por ajo humbi me Kroacinë dhe në finale me Spanjën, Deri tani Paul ka gjetur të gjitha rezultatet e Gjermanisë në pesë ndeshjet e saj Kupën e Botës.

6. Ai mund t’iu jepte një thes me para
Duke gjetur në mënyrë korrekte fituesin e pesë ndeshjeve të Gjermanisë në Kupën e Botës, nëse bastexhinjtë do të kishin vendosur sipas parashikimeve të tij, do të kishin fituar shuma të mëdha. Shkurt, nëse dikush do të vendoste 1 sterlina në të gjitha ndeshjet e Gjermanisë, do të kishte grumbulluar 131 sterlina.

7. Është një krijesë inteligjente
Oktapodët janë kafshë shumë inteligjente dhe është provuar se kanë një kujtesë të fuqishme të shkurtër dhe të gjatë. Fiona Smith, kreu i kujdesit të kafshëve në “Uejmuth Sea Life Park”, tha: “Oktapodë të zakonshëm si Paul janë shumë inteligjentë. Ne e barazojmë inteligjencën e tyre me atë të një qeni dhe ata i pëlqejnë të zgjidhin problemet apo gjëra të tilla”.

8. Është një sensacion në Tuiter dhe Facebook
Paul u bë një fenomen online në javët e fundit dhe tani është më të përfolur në faqet e internetit. Fraza “Paul the Octopus" dhe "Pulpo", fjala spanjisht për oktapodin, janë aktualisht ndër dhjetë fjalë më të kërkuara në Tuiter.

9. Ai nuk mashtron
Paul parashikon rezultatet duke hapur një nga dy kutitë plastike të mbuluara nga njëra anë me flamurin e vendit përkatës, në të cilat ndodhen ushqim. Tanaj Munzig nga “Sea Life Centre” në Oberhausen hodhi poshtë zërat se ushqimi nuk është i njëllojtë. Ajo tha: “Këtu nuk ka asnjë lloj truku, ushqimi është i njëjtë dhe gjithçka tjetër në dy kutitë, përveç flamujve”.

10. Nuk ka frikë nga kërcënimet me vdekje
Duke iu referuar mbajtësit të tij, Oliver Valenciak, Paul është kërcënuar disa herë me vdekje nga mesazhet e tifozëve argjentinas, të cilët fajësojnë oktapodin për largimin e tyre nga Kupa e Botës. Ai tha: “Ka shumë njerëz që dëshirojnë ta hanë oktapodin tonë, por ai nuk është i turpshëm dhe ne jemi këtu për ta mbrojtur atë. Ai do të mbijetojë”.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 07 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›