Iu bashkova Realit për net si kjo

Luka Modric thotë se ndeshje si ajo e së martës ndaj Manchester Cityt, e kanë bindur që t’i bashkohet Real Madridit nga Tottenhami. Mesfushori kroat kontribuoi në fitoren 3:2 ndaj kampionit anglez, në ndeshjen dramatike të Grupit D të Ligës së Kampionëve.
“Gjithçka është e madhe këtu dhe po e shijoj çdo moment. Kam ardhur të luaj ndeshje si kjo. Ishte si një finale, City ishte kundërshtar i jashtëzakonshëm”, ka thënë përfaqësuesi kroat për uebfaqen zyrtare të UEFA-s.
“E nisëm sezonin jo fort mirë, por atmosfera në grup ishte gjithmonë e mirë dhe gjërat do të shkojnë edhe më mirë pas kësaj nate”, deklaroi Modric.