Do të luaja në Real, po të më kërkonte

Sergio Aguero e pranon se, nëse Real Madridi do të shfaqte interesim për të, do të lëvizte në drejtim të Santiago Bernabeut, duke shtuar se nuk kishte opsion tjetër veçse t’i bashkohej Manchester Cityt në verën e vitit 2011.
“Nëse Reali do më kërkonte, do të isha duke luajtur atje. Nuk kisha zgjidhje, pos ta pranoj Manchester Cityn”, u shpreh futbollisti argjentinas, i cili i ishte bashkuar ekipit anglez për afro 40 milionë euro, duke realizuar 23 gola në sezonin debutues në Premierligë.
“Unë kurrë nuk e kam thënë se nuk dua të luaj në Real, sepse nuk dëshiroj ta tradhtoj Atleticon. Megjithatë, më duhet ta pranoj se jam mjaft i lumtur në City”, përfundoi argjentinasi.