Turqia mbyll hapësirën ajrore për Sirinë

Një nga kryefjalët e rëndësishmet takimit të Kryeministrit Rexhep Tajip Erdoan me Presidentin amerikan, Barak Obama ishte edhe Siria. Kryeministri Erdoan dha sinjalin e sanksioneve kundër regjimit sirian.
Në këtë kuadër sanksioni i parë kundër Sirisë do të jetë pengimi i transportit të armëve nëpërmjet hapësirës ajrore turke. Obama në fjalimin e tij drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së bëri thirrje për sanksione kundër udhëheqjes së Sirisë.
“Ka ardhur koha e sanksioneve kundër regjimit sirian”, tha presidenti amerikan. Kjo temë u trajtua edhe në takimin që Obama pati me Kryeministrin Erdoan. Kryeministri turk dha sinjalin për fillimin e sanksioneve kundër Sirisë, duke thënë se së shpejti do të hidhen hapat e nevojshëm në këtë drejtim.
Në kuadër të kësaj synohet që me sanksionin e parë të parandalohet dhuna ndaj civilëve në Siri. Mësohet se avionët që transportojnë armatim dhe municion dhe materiale e pajisje ushtarake me destinacion Sirinë nuk do të përdorin më hapësirën ajrore turke. Këtej e tutje do të jetë e pamundur transportimi i armëve në Siri përmes hapësirës ajrore turke. /Trt/Start/
2011-09-22 12:30