Krumë, fillojnë punimet për tregun e ri ushqimor
Në periferi të Krumës ka filluar nga ndërtimi tregu i ri ushqimor, i cili zgjidh jo vetëm problemet e tregtarëve, të cilët punojnë aktualisht jashtë çdo kushti higjenik por edhe të konsumatorëve. Fondi i akorduar për këtë treg është 63 mln lekë
KRUME- Rreth 200 tregtarë të vegjël do të jenë pjesë e tregut të ri ushqimor që po ndërtohet në Krumë, një fshat në veri të Kukësit. Ministria e Bujqësisë bën të ditur se ka filluar ndërtimi për tregun e ri pas fondit të akorduar prej 63 milionë lekësh.
Pas ndërtimit të thertores, tregu agroushqimor është nga veprat më të rëndësishme që krijon mjedisin tregtar në periferi të qytetit të Krumës me 4 000 banorë.
"Ndërtimi i këtij tregu zgjidh një nga problemet më kryesore të komunitetit të Krumës. Ai po ngrihet në periferi të qytetit dhe në bazë të projektit ka të gjitha mjediset higjeno-sanitare", - thotë kryetari i Bashkisë së Krumës, Bardhyl Peka. Ai shton se për shkak të mungesës së tregut agroushqimor, për vite të tëra mallrat e konsumit të përditshëm tregtohen në sheshin kryesor të qytetit. "Kjo bëhet jo vetëm jashte kushteve higjenike, por edhe ka bllokuar investime të rëndësishme, si ai i ndërtimit të godinës së pushtetit vendor", thotë, duke saktësuar se tregu parashikohet të përfundojë së ndërtuari në prillin e vitit të ardhshëm.
(O.Zh/ BalkanWeb)