Tirane, digjen magazinat e Henri-t

Pa llogaritur demet ekonomike te shkaktuara nga shkrumbimi i materialeve hidrosanitare, shqetesuese ka qene gjate gjithe kesaj kohe rrezikimi i aktiviteteve te tjera private qe ndodhen fare prane nderteses shumekateshe te rene ne flake.
Fatmiresisht zjarri gjigant nuk ka lenduar asnje nga punonjesit e fabrikes hidrosanitare, apo forcat e zjarrfikesve. Vatra e zjarrit ka rene rreth ores 13. Brenda pak minutash flaket jane perhapur me shpejtesi, te favorizuara edhe nga era.
Ndersa per punonjesit ka qene e pamnudur te izolojne vatren e zjarrit, evakuimi i tyre ka qene i shpejte, po ashtu edhe ne perimetrin e mese 100 metrave perreth nderteses.
Pas 15 minutash ne vendngjarje kane mberritur gjashte makina zjarrfikese dhe nje ambulance. Ne ndihme te zjarrfikesve te kryeqytetit, qe po perpiqeshin te shuanin flaket, kane mberritur forca nga Durresi.
Fabrika hidrosanitare eshte fare prane stacionit elektrik te Kasharit, i cili fatmiresisht nuk eshte prekur nga flaket. Gjate operacionit te nderhyrjes eshte urdheruar nderprerja e energjise elektrike ne te gjithe zonen.
Nga ana tjeter, pervec zjarrfikseve vazhdojne te jene ne vendngjarje edhe forca te shumta policie, mes te cileve agjentet e krimeve te cilet kane marre paraprakisht ne pyetje punonjesit e kompanise “Henri”.
Burime jo zyrtare thane per Top Channel se ata kane pohuar se ne krahun e majte te nderteses, atje ku edhe ra zjarri, gjendej nje kabell trafazor, cka dyshohet te kete sjelle zjarrin.
Megjithate, eshte ende heret per te folur per shkaqet, pasi askush nuk ka arritur te hyje ne vendngjarje per te gjetur edhe gjurme qe do te cojne ne zbardhjen e kesaj situate te ndodhur ne aksin nacional, ku gjenden bizneset me te medha.