E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane, vatra zjarri ne ambientet e firmes Henri

Flaket e rena sot ne ambientet e firmes hidrosanitare “Henri” ne autostraden Tirane-Durres, pothuajse jane zhdukur, por kane mbetur ende disa vatra per te cilat zjarrfikesit po punojne per t’i shuar.

Pervecse kane shkaterruar plotesisht ndertesen e firmes se njohur, flaket kane prekur edhe muret e disa magazinave te tjera, por per fat te mire pa shkaktuar deme.

Puna e zjarrfikesve mund te vazhdoje deri ne mengjes, per shkak te vatrave qe kane mbetur, te ndihmuara edhe nga materialet plastike te firmes.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende mister. Policia pritet te filloje hetimet fill sapo flaket te jene shuar plotesisht. Paraprakisht mendohet se shkak te kete qene nje defekt elektrik.

Ne momentin e renies se zjarrit, punonjesit e firmes e kane pasur te pamundur per te reaguar, pasi nuk kane pasur ne dispozicion mjete kunder zjarrit.

Shefi i zjarrfikesve, Dilaver Laci u ka bere thirrje te gjitha bizneseve qe te marrin masa, ne menyre qe ngjarje te tilla te mos perseriten.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›