E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, katër vjedhje gjatë orëve të fundit

Në rrethin e Elbasanit gjatë orëve të fundit janë regjistruar tri vjedhje. Persona ende te paidentifikuar kane arritur te vjedhin nje bar-kafe, nje Foto Studio, nje dyqan kompjuterash etj. Policia ka arritur vetëm që të dokumentojë këto ngjarje 

ELBASAN- Në rrethin e Elbasanit gjatë orëve të fundit janë regjistruar tri vjedhje. Sipas burimeve zyrtare të policisë së këtij qarku njëra prej tyre ka ndodhur në qytetin e Elbasanit ndërsa dy të tjerat përkatësisht në fshatin Shtërmen dhe në Mollas. Në lagjen "Kongresi i Elbasnait" persona të paidentifikuar kanë vjedhur me thyerje dyqanin"Optik Center" në pronësi të shtetasit E.D 42 vjeç, banor i lagjes "Shënkoll". Vjedhësit kanë arritur të futen në këtë dyqan pasi kanë prerë hekurat e zgarës dhe më pas kanë marrë shumën prej 700 mijë lekësh (të reja ) që ndodheshin në arkën e këtij dyqani. Ndërkohë në fshatin Shtërmen të komunës së Gostimës është vjedhur me thyerje një bar - kafe në pronësi të shtetasit A.B 40 vjeç nga qyteti i Cërrikut. Në këtë lokal vjedhësit kanë arritur të gjejnë vetëm një shumë të vogël parash. Ndërsa në fshatin Mollas, objekt i vjedhësve janë bërë një “Foto Studio” dhe një bar- kafe, në pronësi të shtetasit A.A nga qyteti i
Elbasnait. Në Foto-Studio vjedhësit kanë hyrë duke thyer me mjete të forta derën kryesore dhe më pas kanë marrë dy hard driver, tre flesh, dy larëse kartash me vlerë 500 dollarë. Pasi kanë vjedhur Foto-studion ata kanë hyrë edhe në një bar - kafe aty pranë ku kanë përvetësuar të gjitha paratë që ishin në arkën e lokalit. Policia ka arritur vetëm që të dokumentojë këto ngjarje dhe ka filluar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve .

(O.Zh/ BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›