Kryebashkiaku i Pogradecit: Duka donte një shembull, dënimi ynë i paramenduar
POGRADEC-Dënimi i klubit të Pogradecit nga ana e Komisionit të Disiplinës nuk ka qenë ndonjë surprizë e madhe për kryetarin e bashkisë së këtij qyteti Artan Shkëmbi. Sipas tij, fjala e presidentit të Federatës Armand Duka në momentin e prezantimit të trajnerit Xhani De Biazi, ishin një sinjal për anëtarët e Komisionit të Disiplinës, që ata të merrnin sanksione të forta. Shkëmbi flet edhe për gjyqtarët, duke treguar se merr shpesh telefonata për t'u dhënë atyre rryshfet.
Z.Shkëmbi, si e komentoni vendimin e Komisionit të Disiplinës për dënimin e Pogradecit?
Mendoj që ishte një vendim i pritshëm, pasi sinjali për dënimin tonë u dha që ditën e hënë, kur presidenti Duka, ishte duke prezantuar trajnerin e kombëtares dhe kishte hall se mos harronte Pogradecin. Ai dha një sinjal të qartë për Komisionin e Disiplinës, duke thënë se "ne ishim parë me sy të mirë dhe tani do të shihemi me sy të keq". Mendoj se ata njerëz e morën sinjalin, që ne duhet të dënoheshim. Ishte një dënim shumë i rreptë, për një ngjarje që ka ndodhur në tunelin e stadiumit nga persona anonimë. Gjithçka ka qenë për të na bërë shembull dhe për të thënë, që unë kur dënoj këtë që e shoh me sy të mirë, i dënoj të gjithë.
Pra, sipas jush ka qenë një vendim i paramenduar?
Them që ka qenë një vendim i paramenduar pas fjalëve të Dukës, pasi nuk ka sesi të shpjegohet që trajneri ynë nuk u la të shkonte në pankinë në ndeshjen e Kupës. Nuk e di si mund të ndalohej, pasi ai nuk ishte ende i dënuar, por mesa duket ata e kishin marrë paraprakisht mendimin. Për këtë ngjarje i çova një sms edhe presidentit Duka, i cili më ktheu përgjigje se e kishte marrë mesazhin me vonesë. Kjo ishte përgjigja e vetme që më dha. Unë kam qenë në FSHF kur u hodh shorti dhe u goditën persona brenda ambienteve të saj. Por, kjo nuk do të thotë se FSHF nuk ishte në gjendje të hidhte shortin e kampionatit. Kështu është edhe për ne, që vërtet pati një dhunë të ndodhur në tunelin e stadiumit, por kjo s'do të thotë që ne nuk mund të organizojmë dot ndeshjet.
Do ta apeloni vendimin?
Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse ta apelojmë, por brenda vendit nuk kam shumë besim, pasi është një strukturë brenda strukturës. Kështu që do t'u drejtohemi organizmave ndërkombëtare, që të mos ndëshkohet një qytet i tërë për një ngjarje prej 5 sekondash.
Studiot Tv
A kanë ndikuar deklaratat tuaja pas ndeshjes, kur akuzuat arbitrat, që të merrej një masë e tillë?
Mendoj se po, sepse mendoj që duan të na mbyllin edhe gojën. E thashë dhe më parë që është bërë për të treguar se kur merret me ne, me të tjerët do të merret patjetër. Por, unë nuk mund të toleroja që arbitrat të marrin miliona e të vijnë këtu të bëjnë ç'të duan.
Në fakt, ju i keni akuzuar arbitrat, por personalisht ju ka ndodhur që të merrni telefonata për t'ju kërkuar lekë?
Unë kam 8 vjet që sponsorizoj për Pogradecin dhe tashmë është bërë një refren që para çdo ndeshje më marrin sekserë të ndryshëm, "duhen kaq milionë për të fituar ndeshjen". Nuk kam dhënë asnjëherë asnjë qindarkë dhe nuk kam ndërmend të jap, pasi kam bërë një pakt që do t'ua jap këto para futbollistëve të mi. Nëse unë i jap 5 milionë lekë arbitrit, nuk kam pse u jap 5 milionë premio lojtarëve, kur ndeshjen e fiton arbitri. Më pas, dalin disa persona që nëpër studio thonë që unë nuk marr vesh nga futbolli, kur kam 8 vjet që merrem me këtë punë.
(d.b/BalkanWeb)