Kuvend, Brace: Barra fiskale mbi qytetarët. Bode: Keni mani të kopjoni Berishën
TIRANË- Kuvendi pa zhvillon sot seancën e fundit, që shënon dhe mbylljen e sesionit të pestë parlamentar të legjislaturës së XVIII-të, ku pritet miratimi i disa ligjeve të rëndësishme, sidomos në fushën ekonomike. Pikë e rëndësishme e rendit të ditës është votimi i kandidaturës së Igli Totozanit për postin e Avokatit të Popullit. Debate Brace- Bode gjatë diskutimit të pr/ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar. Brace: Barra e taksave po bie mbi kurrizin e atyre që konsumjnë. Bode: Po hidhni në parlament programin e Berishës.
BRACE: BARRA FISKALE MBI QYTETARËT. BODE: DONI PUSHTET ME PROGRAMIN E BERISHËS
Debate mes deputetit të Partisë Socialiste Erion Brace dhe ministrit të Financave Ridvan Bode gjatë diskutimit të pr/ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar. Deputeti Brace deklaroi se nëse miratohet ky pr/ligj qeveria do të sjellë më shumë para për xhepat e veta dhe më pak për xhepat e qytetarëve.
“Keni thënë që jeni partia e taksave të ulëta, vetëm tatimin mbi fitimin keni ulur duke iu bërë nder kompanive që janë rreth jush. Njëra prej kompanive celulare, ajo më e madhja e ka 59 % normë e fitimit”, tha Brace.
Ai shtoi se “Berisha dhe ministri i Financave nuk e dinë sa janë çmimet, nuk kanë zbritur poshtë pallatit ndonjeherë”.
Brace u shpreh më tej se, Berisha në 2005 premtoi uljen e TVSH-së dhe nuk e mbajti këtë premtim. “Thuaji shqiptareve që ju i gënjyet, që qeveria juaj i gënjeu, në 2005 i propozuat të njëjtën gjë që po sulmoni sot. Ju e keni hedhur barrën fiskale tek njerëzit që blejnë miell e sheqer dhe ia keni liruar atyre që hanë peshk. Keni ngarkuar çdo njeri që jeton me djersën e ballit, keni rritur të gjitha taksat indirekte. Barra e taksave po bie mbi kurrizin e atyre që konsumjnë”, tha Brace.
Në kundërpërgjigje Bode u shpreh se, “Nuk kemi mohuar kurrë që kemi pasur në 2005-ën një program për uljen e TVSH-së por jo me ato shifra të ulëta që thoni ju, ne premtuam uljen e TVSH-së në masën 70%, por vendosëm taksën e sheshtë si masa më e mirë për të mbështetur rritjen ekonomike. Ju kërkoni të hidhni në parlament programin e Bershës”.
Po sipas ministrit, PS po manipulon shifrat por nuk mund të manipulojë të vërtetën. Ai u shpreh se lideri i PS-së, Rama ka një mani për të kopjuar Berishën, por kështu nuk mund të vijë në pushtet. “Keni një mani të kopjoni Sali Berishën. Kur Berisha e tha në 2004 se do ulim TVSH-në ju thatë që nuk vlen. Mania për të kopjuar Sali Berishë nuk mund të sjellë në pushtet Edi Ramën. Shqiptarët e kanë një Sali Berisha dhe e kanë votuar”.
HALIMI: MBIKQYRJA ELEKTRONIKE SYNON ZBATIMIN E VENDIMEVE GJYQËSORE
Debate në Kuvend për pr/ligjin "për mbikqyrjen elekronike", i cili parashikon vendosjen e një pajisje sinjalizuese për të dënuarit me dënime alternative. Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi tha se, projekti synon të garantojë zbatimin korrekt të vendimeve të gjyqësorit, ndërsa e vlerësoi si një ligj shumë të rëndësishëm në kuadër të reformës në drejtësi. Sipas tij, subjektet që do të kërkojnë këtë lloj mbikqyrje do të jenë prokurorët, pala e dëmtuar, viktimat e dhunës, ndaj agresorëve të tyre etj.
Ai nënvizoi se efekti financiar i pritshëm në vitin 2013 vetëm për 300 të dënuar tek të cilët do aplikohet fillimisht kjo lloj masë ka një kursim prej 84 milion lekësh.
Mbikqyrja elektronike do të përfshijë vendosjen e një byzylyku ose detektori në trupin e personit dhe do të mbikqyret nga policia 24 orë dhe nga Drejtoria e Burgjeve. Parashikohet që aplikimi i kësaj mase të fillojë me rreth 300 të dënuarish në Tiranë vitin e ardhshëm dhe më pas për t'u shtrirë në rrethet e tjera të vendit.
KUVEND SOT SEANCA E FUNDIT PER 2011
Në rend të ditës përfshihet ratifikimi i disa konventave ndërkombëtare; disa ndryshime në ligjin "Për numrin e identitetit të shtetasve", si dhe disa ndryshime në ligjin "Për gjendjen civile".
"Për mbikëqyrjen elektronike në fushën penale" është një tjetër pr/ligj i rëndësishëm i fushës së drejtësisë që do të diskutohet sot, ndërsa seanca do të vijojë me diskutimin e pr/ligjeve ekonomike, si disa ndryshime në ligjin "Për tatimin mbi vlerën e shtuar", një ndryshim në ligjin "për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit (lekë të privatizimit)"; aktin normativ "Për një ndryshim në ligjin e buxhetit 2011".
(ma.ar/BalkanWeb)