E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulen cmimet e barnave me rimbursim

Politikat e qeverisë për uljen e çmimit të barnave kanë bërë të mundur zgjerimin e listës së barnave të rimbursueshme. Sipas drejtoreshës së ISKSH-së, Elvana Hana, megjithesë fondi i lëvruar ka qenë i njëjtë, numri i përfituesve është rritur ndjeshëm.
Të sëmurët kronikë gjatë këtij viti kanë pasur më shumë alternativa përzgjedhje mes barnave të rimbursueshme megjithëse rritja e kursit të këmbimit euro-lekë muajt e parë të vitit 2011 ndikoi në rritjen e çmimit të ilaçeve. Vendimi i qeverisë ndikoi në zgjerimin e listës të barnave me rimbursim, e cila tashmë ofron 420 alternativa me vlerë 6.9 miliardë lekë.
Sipas statistikave të Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor përfituesit më të mëdhenj kanë qenë ata grup pacientesh që trajtohen me barna të shtrenjta, ata me sëmundje kronike kardiovaskulare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›