E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryebashkiaku Basha takim me perfaqesuesin e UEFA-s Crucke

Punimet për parkimin nëntokësor në Sheshin “Italia” nuk do të pengojnë zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.  Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha zhvilloi një takim me përfaqësuesin e Komitetit të Sigurisë dhe stadiumeve në  UEFA, Jean-Francois Crucke, Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit,  Armand Duka dhe përfaqësues të Policisë së Shtetit, ku është ofruar zgjidhja  për vazhdimin e ndeshjeve në stadiumin kombëtar në parametrat dhe standardet e vendosura nga UEFA.  Zgjidhja e ofruar është mirëpritur nga i dërguari i UEFA-s .

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›