Kryebashkiaku Basha takon Herbish

Kryetari i Bashkisë së Tiranës zhvilloi sot një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Fondit të OPEC-ut për Zhvillim Ndërkombëtar (OFID-it), Z. Suleiman Al-Herbish. Z. Basha ka theksuar se zhvillimi ekonomik dhe punësimi janë prioritetet kryesore të administratës së re. Një nga inicitivat e para, të ndërmarra ishte heqja dhe reduktimi i 60 taksave dhe tarifave. Kjo masë dhe lufta kundër informalitetit kanë bërë të mundur që në harkun kohor të një viti, në Bashkinë e Tiranës u krijuan 6880 vende pune më shumë se sa viti paraardhës dhe u hapën dhe regjistruan 5 000 kompani të vogla dhe të mesme.
Në këtë takim z. Basha ka prezantuar edhe projektet e zhvillimit të Tiranës, siç është Plani i përgjithshëm Rregullues, pjesë e të cilit është dhe bulevardi i ri dhe rehabilitimi i lumit të Tiranës, projekti për terminalin e ri multimodal dhe tramin.
Kryebashkiaku Basha ka theksuar se në muajin nëntor, studio arkitekturore “Grimshaë” do të sjellë projektin e detajuar të bulevardit të ri dhe rehabilitimit të lumit të Tiranës, zbatimi i të cilit do të nisë në pranverën e vitit të ardhshëm. Një tjetër projekt i rëndësishëm është ai për terminalin e ri multimodal. Me mbështetjen e BERZH, ka nisur studimi i fizibilitetit dhe përgatitja e termave të referencës.
Drejtori i Përgjithshëm i Fondit të OPEC-ut për Zhvillim Ndërkombëtar ka vlerësuar vizionin e z. Basha dhe orientimin e saktë të prioriteteve për zhvillimin e Tiranës. Këtë e dëshmon edhe aftësia për të thithur fonde ndërkombëtare dhe për të zbatuar projekte të suksesshme.
Kryetari i Bashkisë ka kërkuar ndihmën e OFID-it, për të mbështetur disa projekte të Bashkisë, ku ndër më kryesoret Basha ka renditur ndërtimin e objekteve arsimore, shkollave, kopshteve e çerdheve. Në Planin e ri Urbanistik parashikohen të ndërtohen 102 çerdhe, 55 kopshte, 24 shkolla 9 - vjeçare dhe 6 shkolla të mesme.
Drejtori i Përgjithshëm i Fondit të OPEC-ut për Zhvillim Ndërkombëtar (OFID-it), Z. Suleiman Al-Herbish është shprehur i gatshëm për të ndihmuar financiarisht ndërtimin e disa objekteve arsimore në Bashkinë e Tiranës. Z. Basha ka parashtruar edhe disa projekte të tjera, që mund të mbështeten me financime nga OFID, siç është Parku i Liqenit dhe Kopshti Zoologjik, menaxhimin e mbetjeve dhe rikualifikimin urban të disa zonave në Tiranë. Drejtuesit e Fondit të OPEC-ut për Zhvillim Ndërkombëtar u shprehën të gatshëm, për të shqyrtuar kërkesat e z. Basha dhe për të parë mundësitë e financimit të tyre.