Dhuna ne familje

Qeveria ka ndërmarre hapa për përshpejtimin e ratifikimit të Konventës Europiane kundër Dhunës në familje. Këtë e ka bërë me dije zëvendësministrja e Punës, Filloreta Kodra gjate një takimi qe Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta organizoi me përfaqësues të shoqërisë civile.
Pjesëmarrësit në takim vunë në dukje se deri tani fokusi është drejtuar vetëm tek viktima, e cila shpesh nuk ka asgjë në dorë për të ndryshuar situatën e dhunës dhe aspak tek dhunuesi .
Zëvendësministrja u shpreh se duke ky konsultim me shoqërinë civile është thirrur për të tërhequr mendimin dhe propozimet e saj për përmirësimin e punës së institucioneve përgjegjëse veçanërisht atyre ligjzbatuese, të cilat është konstatuar se nuk japin dënimet e merituara dhe të parashikuara në ligj për dhunuesit.
Ndërkohë qe vitet e fundit numri i denoncimeve të rasteve të dhunës brenda familjes është shtuar. Nga viti 2008 kur hyri në fuqi ligji per dhunen ne familje për herë të parë deri në 2011 numri I denoncimeve në policinë e shtetit pothuaj është trefishuar, ndërsa i urdhrave mbrojtës të lëshuar nga gjykata është katërfishuar, nga 377 në 1345.