Zaganjori, lamtumirë ëndërr presidenciale!

Kjo ka bërë që situata e “qetë” e raundeve që po kalonin deri më tani të turbullohet disi, teksa të hënën e ardhshme një tjetër kandidat pritet të dalë në skenë.
Zaganjori tha se kishte shpresuar se do të ishte kandidat konsensual, por meqë nuk e arriti këtë, vendosi të tërhiqej. "Nuk jam më kandidat për raundin e katërt, nuk pranoj më të jem kandidat për raundin e katërt. Për mua ka shumë rëndësi fakti që opozita nuk ka besim tek unë, do të paragjykohet cdo vendimmarrje, në një kohë që Shqipëria është përballë sfidave të jashtëzakonshme. Unë falënderoj ata që më propozuan, do të uroja që ky proces të mbyllej", tha Zaganjori.
Me tërheqjen e Zaganjorit, pritet me kuriozitet se kush do të jetë kandidati që do të dalë për të garuar për postin e kreut të Shtetit. Deri më sot, Berisha, por edhe Ilir Meta, e mbështetën dhe e vlerësuan mjaft kandidatin që tashmë u largua nga gara, ndërsa opozita nuk e pranoi deri më sot. Me largimin, dilemat e opozitës janë shuar dhe tashmë mund t’i hapet rrugë diskutimit të një kandidature tjetër konsensuale, megjithëse në raundin e ardhshëm, votimi për kreun e Shtetit, kërkon vetëm 71 vota, gjë që mazhoranca i ka të siguruara.
Gjatë ditës së sotme u konsumua edhe raundi i tretë, votim i cili u krye pa u votuar, pasi në garë zyrtarisht nuk kishte asnjë kandidat, megjithëse mazhoranca e pati kandidatin e saj. Pas seancës, Konferenca e Kryetarëve vendosi që raundi i katër për procesin e votimit u vendos që të mbahet ditën e hënë më datë 11 qershor në orën 10:00. Kësaj here, kjo datë u miratua me konsensus nga palët, ndryshe ngase ndodhi me dy raundet e mëparshme.
“Siç u lajmërua në seancën plenare, u mblodh Konferenca e Kryetarëve, e cila në bazë të Rregullores së Kuvendit dhe Kushtetutës së Shqipërisë ka për detyrë të caktojë datën e zhvillimit të raundit pasardhës. Konferenca e Kryetarëve me konsensusin e të gjitha palëve vendosi që raundi i katërt të zhvillohet ditën e hënë, ora 10:00. Ekziston e gjithë dëshira e mirë dhe vullneti i mirë për të arritur në zgjedhjen e një figure dinjitoze për postin e Presidentit të Republikës”, tha kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli pas mbledhjes. /S.Ll/Start/
2012-06-08 15:13