E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryebashkiaku Projekt per infrastrukturen

KUKES- Shkrirja e debores dhe ngricave qe zgjaten prej me se dy javesh ne Kukes nxjerrin ne drite demet e shkaktuara ne  infrastrukturen rrugore te qytetit. Gropat e shkaktuara edhe nga amortizimi dhe demi qe sollen punimet per ujesjellesin e ri duket se jane thelluar edhe me tej. Mjaft pjese te trotuareve jane therrmuar gjithashtu. Kjo gjendje ka sjelle probleme per qytetaret duke shkaktuar jo vetem pakenaqesi por edhe trafik ne qytet. Per bashkine e cila po ben riparime te pjesshme  zgjidhja gjendet vetem tek nje kredi afersisht 20 milione USD per te cilat eshte bere edhe aplikimi ne nje banke private. Infrastruktura rrugore ne qytet nuk eshte nje problem i ri. Ka dhjete vite qe nuk eshte investuar ne kete sektor. Per here te pare ne kemi bere projektet e gatshme dhe shume shpejt ato do te tenderohen. Keto projekte do realizohen edhe fale bashkepunimit me nje banke private ku ne kemi aplikuar per nje kredi qe eshte miratuar nga te gjitha strukturat. Keto nuk behen per fushate por eshte nje pune e nisur dhe do te perfundoje ne kohe pavaresisht momentit te zgjedhjeve u shpreh kreu i Bashkise se Kukesit Hasan Halili. Rruget e qytetit ne 10 vitet e fundit kane perballuar fluks te madh te automjeteve pasi te gjitha makinat qe shkonin e vinin ne drejtim te Kosoves kalonin mespermes qytetit. Por venia ne pune e autostrades i ka shmangur ato duke lene vetem demet. Investimi i fundit ne infrastrukturen e ketij qyteti eshte bere ne kohen e krizes se Kosoves ne vitin 1999 me nje vlere prej 500 mije USD dhene nga Emiratet e Bashkuara Arabe.                j.h

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›