E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryebashkiaku Rama përuron shkollën e re te Bregu i lumit

Tiranë, 8 korrik, NOA Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama përuroi sot përfundimin e punimeve për ndërtimin e një shkolle të re në Bregun e Lumit, e cila u ndërtua me buxhetin e Bashkisë së Tiranës.

Një supershkollë dhe një pikë referimi për komunitetin e Bregut të Lumit, e ka cilësuar shkollën e re kryebashkiaku Rama.

Shkolla e re, që bën pjesë në territorin e Njësisë Bashkiake Nr.11, do u japë mundësi 600 nxënësve, që do të ulen për herë të parë në bangat e saj, të marrin mësimet në kushte krejtësisht bashkëkohore.

Është një nga ato momente kur ndihem plotësisht i privilegjuar, që me punën e Bashkisë së Tiranës dhe falë besimit të qytetarëve të Tiranës, mund ti japim pika të tilla referimi, siç është një supershkollë në këtë zonë familjesh të ardhura dhe fëmijësh, që duke filluar nga shtatori do të mund të shkollohen në kushte të barabarta me sivëllezërit e tyre në Europë. Është një nga ato momente, kur është kënaqësi e jashtëzakonshme të shohësh nga afër transformimin, që sëbashku ta bëjmë kryeqytetin akoma edhe më europian në çdo cep të tij, e ti japim komuniteteve mundësinë që të shkollojnë fëmijët në kushte të barabarta me fëmijët e Europës, u shpreh Rama pas përurimit të shkollës.

Uroj që ky komunitet ta gëzojë këtë shkollë të re dhe uroj që fëmijët e kësaj shkolle, me kushte europiane, të marrin të gjithë mësimet që u duhen, për të qenë shqiptarët europianë të këtij shekulli të ri, theksoi më tej kreu i Bashkisë së Tiranës.

Standardet bashkëkohore të shkollës së re përfshijnë krijimin e mjediseve të nevojshme mësimore për zhvillimin e orëve të mësimit me një turn, ndërkohë që në të gjitha klasat numri i nxënësve nuk do të jetë më i lartë se 30.

Ndërtimi i kësaj shkolle do të krijojë kushtet e nevojshme, jo vetëm tek nxënësit, por dhe tek stafi pedagogjik.

Shkolla do të akomodojë 600 nxënës, në 14 klasa me sipërfaqe 638 m2, që plotësojnë tërësisht kushtet dhe standartet e nevojshme.

Në këtë shkollë janë krijuar laboratorë të gjuhëve të huaja dhe informatikës, laboratorë shkencorë; biblioteka; nyje sanitare të mjaftueshme; palestër dhe 14 klasa mësimore.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe mjediseve të asistencës mjekësore, të një dentisti, psikologu.

Gjithashtu është instaluar sistemi qendror i ngrohjes, sistemi elektrik me parametra bashkëkohorë dhe është siguruar furnizimi me ujë përgjatë 24 orësh.

mit/NOA var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›