E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama u dhuron shkollë të re fëmijëve në Bregun e Lumit

Në shtator të gjithë fëmijët pranë zonës së Bregut të Lumit do të kenë mundësi të mësojnë në një shkollë krejtësisht të re. Kreu i Bashkisë së Tiranës, ka përuruar këtë godinë ku do të mësojnë rreth 600 nxënës dhe në një klasë nuk do të ketë më shumë

se  30 fëmijë. Shkolla do të ketë ujë gjatë 24 orëve dhe sistem qendror ngrohjeje. Bashkia e Tiranës ka investuar edhe për krijimin e sipërfaqeve sportive, ku nxënësit mund të kalojnë orët e lira. Jo më shumë se një javë më parë vetë kreu i Bashkisë së Tiranës, ka përuruar edhe një tjetër shkollë në një prej zonave të kryeqytetit. Një supershkollë dhe një pikë referimi për komunitetin e Bregut të Lumit. Kështu është shprehur Kryebashkiaku Rama në përfundimin e punimeve për ndërtimin e shkollës së re nga Bashkia e Tiranës, me parametra tërësisht bashkëkohorë, në këtë zonë periferike. Shkolla e re që bën pjesë në territorin e Njësisë Bashkiake Nr.11, do u japë mundësi 600 nxënësve të cilët do të ulen për herë të parë në bankat e saj, të marrin mësimet në kushte krejtësisht bashkëkohore, për tu hapur udhë në këtë mënyrë realizimit të ëndrrave dhe shpresave të tyre, si e ardhmja evropiane e këtij vendi. Është një nga ato momente kur ndihem plotësisht i privilegjuar, që me punën e Bashkisë së Tiranës dhe falë besimit të qytetarëve të Tiranës, mund ti japim pika të tilla referimi siç është një supershkollë në këtë zonë familjesh të ardhura dhe fëmijësh, që duke filluar nga shtatori do të mund të shkollohen në kushte të barabarta me sivëllezërit e tyre në Evropë, - tha Rama.

Fluks emigrantësh në Kakavijë, mbi 3 persona rikthehen në atdhe për pushime
Rreth 3200 emigrantë shqiptarë, që jetojnë në Greqi, kanë hyrë në atdhe gjatë 12 orëve të fundit të ditës së sotme përmes pikës së kalimit kufitar të Kakavijës. Fluksi pritet të rritet akoma në ditën në ardhshme ndërsa në muajin gusht parashikohet një numër akoma më i madh emigrantësh që kthehen për të kaluar pushimet në atdhe. Në dispozicion të emigrantëve janë ngritur 5 sportele në hyrje dhe 3 në dalje, nga 3 dhe 2 që ishin një ditë më parë. Mësohet se fluksi është shfaqur në orët e para të mëngjesit, ku për 12 orë, kanë hyrë në Shqipëri afro 3200 emigrantë, 934 automjete, ndërsa dolën 2100 shtetas dhe 560 automjete. Në prefekturën e Gjirokastrës në kufirin Shqipëri-Greqi, funksionojnë me kohë të plotë dy pika vendkalimi kufitar, Kakavija, rreth 25 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës dhe "Tre Urat", rreth 22 kilometra larg qytetit të Përmetit.

Last Updated on E Enjte, 08 Korrik 2010 18:48

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›