E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kule: Ministria e Arsimit po asgjëson autonominë e universiteteve

Drafti i ligjit te Arsimit të Lartë, i hartuar nga Ministria e Arsimit, sipas drejtuesve të universiteteve asgjeson autonominë e universiteteve publike. Rektori i universitetit të Tiranës ka sqaruar se ky draft është hartuar pa u konsultuar me ta dhe i

detyron universitetet të marrin leje në ministri për çdo kriter apo veprim që ata vendosin të ndërmarrin.Nëse projekti do të kalonte atëherë nuk diskutohet më autonomia e Universiteteve publike. Ato vendosen në një situatë që nuk kanë qenë as në kohën e diktaturës, u shpreh Kule. Rektori i universitetit të Tiranës tha se autonomia akademike dhe financiare e universiteteve cënohet tërësisht nga ky draft, i cili prish edhe skemën e arsimit të lartë. Edhe pak kohë më parë rektori Kule ka deklaruar se duhet të rishikohet kohëzgjatja e cikleve të studimit Master, të cilat duhet të kenë të njëjtën kohëzgjatje, pavarësisht emërtimeve të ndryshme. Sipas tij nuk është normale që vetë universitetet të jenë të diskriminuar në kohë. Pra, nëse masteri shkencor është dy vjet studim, është e natyrshme dhe normale që po kaq të jetë në kohë edhe masteri profesional, po aq kredite të ketë dhe njëri, dhe tjetri. Më tej, sipas rektorit të Universitetit të Tiranës, një ndërhyrje tjetër që duhet të bëhet në ndryshimet e ligjit të arsimit të lartë, është dhe vlerësimi që duhet tu bëhet diplomave që janë shpërndarë në vitet e kaluara. Sipas Kules diplomat e dhëna para daljes së këtij ligji, sikurse aktualisht ligji ka bërë një vlerësim, ne nuk mund ti zhvlerësojmë në kohëzgjatje dhe në vlerësimin në raport me diplomat e reja. Dhe në këtë pikë projekti do të korrigjohet. Sipas tij, viti i ri akademik do të nisë me cikle të reja studimi në master, por përpara se ato të zbatohen në universitete, do të duhet miratimi unanim i ndryshimeve, nga aktorët e interesit, dhe më pas nga Parlamenti. Rektoret kanë kërkuar që të ndryshohet pjesa e ligjit ku saktësohet cikli i diplomave, pasi ende Ministria nuk është shprehur sesi do të kategorizohen diplomat për studentët që kanë mbaruar ciklin e vjetër të studimeve dhe kanë vazhduar masterin e nivelit të dytë. Edhe kohë më parë rektori i UT-së Kule ka kundërshtuar disa pika të ligjit për arsimin e lartë. Rektorët kanë kundërshtuar vazhdimisht në mënyrë drastike nenin i cili  është i përcaktuar në kapitullin e dytë të ndryshimeve dhe ka të bëjë me decentralizimin e vendimmarrjes. Ndryshimi që bëhet në ligj, synon që miratimi i shkollave të reja publike ose private të mbetet kompetencë e Këshillit të Ministrave dhe i Presidentit.. Kjo gjë kontestohet nga rektorët të cilët e argumentojnë këtë me idenë dhe përgjegjësinë se miratimi i Shkollave publike duhet të jetë kompetencë e tyre. Gjithashtu drejtuesit e Universiteteve replikojnë dhe e quajnë të jashtëligjshëm ndryshimin e nenit i cili ka të bëjë me Konvertimet e shkollës pasuniversitare, që u konsideruan master, të cilat sipas rektorëve janë të papërshtatshme me sistemin aktual. Gjithashtu disa nene të ligjit të arsimit të lartë janë konsideruar nga profesorati si antikushtetuese, duke kërkuar ndryshimin e menjëhershëm të tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›