E Diel, 1 Nëntor 2026

OSSH mashtron qytetarët për kompensimet e faturave të energjisë për vjedhjen e dhjetorit

Punonjëset e OSSH: Ende nuk kemi marrë fondin për kompensimet, vazhdojnë problemet me mbifaturimet

Që prej muajit Janar të këtij viti, kur u konstatuan probleme me mbifaturimin e energjisë elektrike madje vetë drejtuesit e OSSH-së i pranuan problemet e premtuan për kompensim të çdo familjeje e cila do të ishte prekur nga faturat tejet të kripura,

sërish që prej shumë muajsh janë kryer shumë pak kompensime, madje nga vetë qytetarët të cilët i sheh pothuajse përditë duke u ankuar në zyrat ku bëhen edhe pagesat deklarohet se shumica tyre nuk i kanë marrë paratë e kompensimeve. Në këtë formë OSSH ka mashtruar hapur qytetarët të cilët përpos çmimit të lartë të energjisë duhet të paguajnë edhe faturat e energjisë të mbifaturuara pa kujdes nga teknikët apo punonjësit e OSSH-së. Sipas vëzhgimit nga gazeta SOT ditën e djeshme në disa prej zyrave të shpërndarjes apo të pagesës së energjisë elektrike është vënë re një numër i konsiderueshëm i personave që ankoheshin se ende nuk e kishin marrë paratë e kompensimit për mbifaturimin e pa drejtë të faturave të energjisë elektrike. Ndërsa ankesat e shumta që prej muajit prill të cilat duket se janë shtuar ndjeshëm vetëm gjatë këtyre dy tre muajve konfirmojnë edhe burime nga shoqata për mbrojtjen e konsumatorëve, burime të cilat citojnë se vetëm për këto dy tre muaj janë shënuar pranë kësaj shoqate mbi 1 mijë ankesa vetëm për problemin e mbifaturimin e padrejtë të energjisë elektrike e jo vetëm. Gjatë muajit të parë të këtij viti u vunë re në mënyrë të vazhdueshme mbifaturime të shpeshta të energjisë elektrike e jo vetëm. Edhe fatura të ujit të pijshëm filluan në këtë kohë të gjobisnin qytetarët në mënyrë të padrejtë.


Premtimi
Të gjithë konsumatorëve që u është mbifaturuar energjia elektrike në fillim të këtij viti do të kompensohen në faturën e muajit prill. Ky ka qenë edhe premtimi që u është bërë në mënyrë të drejtpërdrejtë qytetarëve të cenuar nga ky problem, nga vetë kreu i Shitjeve në OSSH, Ales Konrad, rreth një muaj më parë. Gjatë deklaratës së tij ai tha se "të gjithë konsumatorët që kanë pasur mbifaturim në muajt e mëparshëm, janë kompensuar në faturat e muajit prill". Por nga vëzhgimet e vazhdueshme të gazetës SOT janë vënë re se vetëm një pjesë e vogël e këtyre faturave u janë kompensuar qytetarëve ndërkohë që pjesa tjetër është duke kërkuar të drejtën në zyrat e ankesave të shoqatave të konsumatorëve.


Ankesat
Sipas punonjësve në zyrat rajonale numri u ankesave nga qytetarët sa vjen edhe shtohet, madje ankesat kanë arritur nga 50 deri në 70 raste në ditë. Këto raste në pjesën më të madhe të tyre kanë të bëjnë me problemin e mbifaturimit të energjisë elektrike pasi kjo shkelje jo vetëm që nuk reduktohet nga OSSH por sa vjen edhe thellohet. Çdo ditë gjendja sa vjen dhe përkeqësohet pasi numri i qytetarëve është gjithnjë e në rritje Shprehen specialistë në një prej zyrave rajonale që ndodhet pranë pallateve Agimi. Qytetarët që kërkojnë zgjidhjen e problemit me mbifaturimit e energjisë elektrike deklarojnë se Që prej disa ditësh ata enden sa në një zyrë në tjetrën për të bërë ankesat  e faturave dhe asnjë masë nuk është marrë deri tani


Vonesat
Pas problemeve me faturat e energjisë pothuajse të gjithë konsumatorët e saj kërkojnë të ballafaqohen me matësin. Por në asnjë rast faturisti nuk ka shpjeguar blerësit e energjisë apo tju lejojë atyre konsultimin me matësin. I kemi kërkuar disa herë që faturisti të na ballafaqojë më matësin, por ne nuk dimë as kur vjen për të lexuar sahatin dhe as kur na sjell faturën. Gjithnjë faturat i gjejmë në shkallë, tregojnë qytetarët. Madje ato i kanë edhe shënime në kabinën ku ndodhen të kyçur marsit elektrik për të parë numrat por asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje. Problemi është bërë me shqetësuar në tre muajt e fundit ku faruat e energjisë pothuajse janë dyfishuar. Futuristen e kemi kërkuar në të gjitha zyrat, por është e pamundur ta kapësh- pohon një banore e rrugës Pjetër Bogdani. Ajo pretendon se nuk ka shpenzuar asnjëherë aq shumë energji sa i ka faturuar OSSH.

Arta AGOLLI

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›