E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryebashkiaku i Himares, akuza edhe per politike antikombetare ne drejtim

Kryetari i bashkise se Himares, Vasil Bollano eshte kritikuar shpesh se fundmi jo vetem nga banoret, por edhe nga politika se po abuzon me tokat ne qytetin bregdetar. Pavaresisht protestave te shpeshta e ankesave te banoreve te zones, emri i Bollanos eshte lakuar shume dhe ne seanca te ndryshme plenare, ku deputetet kane kerkuar shkarkimin dhe hetimin e tij per abuzime me pronat e dheniet e lejeve te ndertimeve. Nderkohe qe te tjere deputete te opozites kane sulmuar Bollanon jo pak here si nje nga zyrtaret qe po abuzon me trojet e vazhdon te mos hetohet nga Prokuroria e Pergjithshme. Kryetari i bashkise se Himares, Bollano eshte akuzuar gjithashtu dhe si antikombetar, pasi ka stimuluar thirrjet antikombetare ne Himare jo pak here. Nje ngjarje e tille ndodhi pak muaj me pare, kur qyteti bregdetar u vizitua nga nje zyrtar grek. Me gjithe kritikat ne vijimesi, Bollano nuk eshte ndeshkuar asnjehere nga organet e drejtesise edhe pse nder vite, gjate drejtimit te bashkise prej tij, ka pasur jo pak protesta e incidente. Konflikti per ceshtjen e pronave eshte debati i hapur se fundmi ne Himare. Vete Bollano pranon se ne zonen e tij ka abuzime me pronat. Abuzime qe ai pret ti jape fund me zhvillimin e tryezes se te dieles me teme, zgjidhjen e problematikes se pronave. Kreu i bashkise nuk shqetesohet aspak per protestat qe do te zhvillohen ne te njejten dite para institucionit qe ai drejton. Perkundrazi premtoi zgjidhje nje here e mire te problematikes me pronat ne zonen bregdetare dhe gjetjen e nje formule per nje ndarje sa me te mire te saj, ne baze te ligjeve ne fuqi. R.R


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›