OSBE: Mandati, ne dore te qeverise

GJIROKASTER- Qeveria shqiptare ka ne dore te vendose per mandatin e misionit te OSBE-se Shqiperi. Prezenca e Organizates per Sigurine dhe Bashkepunimin Evropian ne Shqiperi, i ka dhene keshtu nje mbyllje te prere debatit te hapur se fundi mbi qendrimin e metejshem te saj ne vendin tone. Duke shfrytezuar nje udhetim dje pasdite ne Gjirokaster, Robert Bosch, kryetari i prezences se OSBE-se ne Shqiperi, deklaroi se e ardhmja e misionit varet plotesisht ne dore te qeverise shqiptare.
"Ne lidhje me mandatin e OSBE-se ne Shqiperi, mendoj se eshte vendimi i qeverise shqiptare ai qe zgjidh gjithcka", ka folur prere z.Bosch, duke vijuar: "Eshte qeveria shqiptare, ajo qe duhet te marre vendimin nese ne duhet te vazhdojme apo jo", duke iu referuar vazhdimesise ose jo te misionit evropian ne Shqiperi.
Menjehere pas kesaj, Bosch pohoi se "megjithate, ne asnjehere nuk jemi kundershtuar per t'u perfshire, per te marre pjese ne reformat elektorale apo gjyqesorit".
"Gjithmone dhe gjithcka qe ne bejme ketu eshte me mirekuptimin e autoriteteve", vijoi sqarimin e tij z.Bosch, duke theksuar me tej se "asnjehere ne nuk bejme kunder vullnetit te vendit prites".
Ne te njejten kohe, Bosch e ka cilesuar punen e ketij misioni ne Shqiperi, pergjate te gjitha viteve qe nga 1997-ta si shume te suksesshme, sidomos ne reformen zgjedhore, ku partite politike ne cdo prag zgjedhjesh elektorale, jane perfshire nga ngerci i mosbesimit dhe i frikes per manipulimin e zgjedhjeve nga para qe ishte ne qeveri. "Une mendoj se ne kemi kryer detyren tone, jemi treguar efikas dhe konform mandatit tone si mision ne ate qe kemi bere per demokracine ne Shqiperi. Por qendrimi per mandatin tone, eshte dhe kompetence e qeverise finlandeze si presidente e radhes e OSBE", ka qene deklarata e Bosh dje ne Gjirokaster. Bosh ka nenvizuar se reforma zgjedhore per zgjedhjet e vitit 2009 do te perfundoje brenda shtatorit te ketij viti dhe kontributi i OSBE ka qene shume i rendesishem ne ecurine e ketij procesi. Ne te njejten kohe shefi i misionit te OSBE ne Shqiperi ka nenvizuar se pas kontributit per regjistrin e zgjedhesve dhe kartat e identitetit, vitin e ardhshem do te monitorohet dhe bashkepunohet me qeverine shqiptare per sistemin e adresave.
Kryetari i prezences se OSBE-se ne Shqiperi, i beri keto deklarata, pas nje takimi qe pati dje pasdite, me perfaqesues te shoqerise civile ne zonen e Gjirokastres. Gjate takimit eshte diskutuar ne lidhje me pjesemarrjen e OSBE-se ne zhvillimet e ndryshme te vendit tone, kontributi i saj per zhvillimet e ndryshme ne Jug te vendit.
Debati shpertheu keto dite, nderkohe qe ministri i Jashtem, Basha, zbardhi letren e derguar ne Vjene: "Gjykojme se Shqiperia eshte ne stadin kur duhet te marre gradualisht pronesine gjithnje e me te madhe te proceseve, permes kapaciteteve te rritura profesionale dhe drejtuese te institucioneve shqiptare. Per kete arsye, ne do te mireprisnim bashkepunimin tuaj per te fokusuar mandatin e ri te Pranise se OSBE-se ne Shqiperi ne dy ceshtje themelore: reformen ne drejtesi dhe reformen zgjedhore, me nje afat kohor te percaktuar qarte".
Ne debat u perfshi dhe shefi i OSBE ne Vjene, ministri i Jashtem finlandez, Stubb. "OSBE luan rolin e nje partneri afatgjate ne asistimin e Shqiperise ne perpjekjet e saj per vazhdimin e reformave demokratike, forcimin e shtetit ligjor dhe perpiqet te bashkepunoje me Shqiperine per realizimin e nje sere projektesh ne perputhje me mandatin e Pranise se OSBE-se. OSBE mbetet e gatshme te vazhdoje kete pune", duke nenvizuar se gjithcka do diskutohet ne Vjene.
Misioni i OSBE-se per here te pare ka ardhur ne Shqiperi ne mars te vitit 1997, per te monitoruar marreveshjen mes partive politike pas tragjedise se ketij viti, ku per shkak te revoltave kunder skemave piramidale u hapen depot e armeve dhe shteti ra. Kryetari i pare i OSBE-se ne Shqiperi ka qene ish-kancelari austriak, Franc Vranitcki.