Godo: Bollano, tryeze per pronat me klientet e tij
Presidenti i Nderit i Asamblese se Partise Republikane, Sabri Godo u dha te drejte dje banoreve te Himares qe do te organizojne protesta diten e diele ne qytetin bregdetar. Nderkohe qe shprehu habine per "imunitetin" e Kryetarit te Bashkise Vasil Bollano, qe ndonese eshte kapur, sipas tij, disa here me shkelje nga kontrollet qe ka kryer Kontrolli i Larte i Shtetit, asnjehere nuk eshte penalizuar. Ne nje reagim per gazeten "Koha Jone", Godo u shpreh se banoret e Himares prej shume kohesh ankohen per pronat e tyre, se u jane marre ne menyre te padrejte. "Une di se shume prej banoreve te zones ankohen per veprimet e padrejta qe ka kryer kryetari i bashkise se Himares, Vasil Bollano per ndarjen e tokave", u shpreh Godo. Sipas tij, jo pak here ata kane ardhur ne kryeqytet per te ngritur shqetesimin e tyre, por nuk kane marre nje zgjidhje. "I kam pritur edhe une e kam degjuar shqetesimet e tyre per veprimet qe Bollano ben me trojet ne zonen bregdetare", tha Godo. Ai shprehu shqetesimet se si deri me sot, kreu i bashkise Himare nuk eshte penalizuar, edhe pse jo pak here eshte kapur me shkelje nga kontrollet e ushtruara ndaj tij. Republikani Godo nuk komentoi shume tryezen qe Bollano do te drejtoje po diten e diele, kur do te zhvillohen edhe protestat ne Himare, per rishikimin e pronave ne kete zone. Sipas tij, edhe Bollano ka klientet e vet ne kete zone, e ndaj kryen tryeza te tilla. Me keto qendrime, Godo mbeshteti shqetesimet e banoreve per tjetersimin e tokave ne kete zone. Sipas tij, ata vazhdimisht me ankohen se po ju merren tokat, qe te paret ua lane trashegimi, ne menyre te padrejte dhe asnje nuk reagon e te veje ne vend drejtesine. Protesta e banoreve ne Himare do te zhvillohet te dielen ne oren 10:00 te paradites. Ata do te protestojne kunder veprimeve te padrejta per tokat e tyre. Ne te njejten dite ne bashkine e qytetit do te zhvillohet nje tryeze me te njejten teme, rishikim te pronave ne Himare. Ajo do te drejtohet nga kryetari i bashkise i shumeperfolur, Vasil Bollano dhe pritet te gjendet nje formule per ndarjen e tokave ne zonen bregdetare, qe sipas tij jane ndare nder vite ne menyre te paligjshme. Te pranishem ne tryezen e se dieles do te jene jo vetem perfaqesues te grupeve te interesit, por dhe anetare te shoqates "Bregdeti" e funksionare te baskise, ku do te debatojne gjeresisht mbi gjendjen e pronave dhe ndarjen e tyre ne Himare. Sipas kryebashkiakut, ne tryezen e se dieles, do te merren mendime nga te gjitha shoqatat, si dhe nga banore te Himares dhe fshatrat te kesaj zone, se si mund te gjendet nje formule e pranueshme per te gjithe, ne ndarjen e tokes perfundimisht ne bregdet, pa shkaktuar problem dhe perplasje, sikunder ka ndodhur deri tani. Rozeta Rapushi