E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dyshimet per trafik armesh, investigon dhe nje tv zviceran

ZVICER - Mediat zvicerane kane pasuar ato te shkruara amerikane, duke investiguar mbi aferat e dyshuara te trafikut te municioneve nga Shqiperia. "Biznese armesh te dyshimta, fitime ne miliona, lidhje me rrethet qeveritare", - keshtu i cileson Dutvajler, moderatori i emisionit ne SF tv te Zvicres. Ai permend nje shtetas zviceran, i cili tregton arme dhe municione. I njejti, permendet ne Shtetet e Bashkuara gjate hetimeve ne lidhje me nje marreveshje qe kap nje shume prej 300 milionesh, por qe permendet edhe ne Shqiperi gjithashtu. Gazetari eshte vene ne ndjekje te gjurmeve te ketij personi, i cili i shmanget daljes ne publik. Tregtari zviceran, qe sipas tij eshte regjistruar diku ne rrethinat e Bernes, nuk ka asnje fotografi te publikuar dhe nuk pranon qe te kete te beje me biznese te dyshimta, por emri i tij po permendet kohet e fundit anembane edhe ne Shqiperi. Madje emri i tij eshte permendur nga Ylli Trebicka ne Shqiperi. Nuk dihet as pse Hajnrih Tomet sipas gazetarit u vendos ne vitin 2006 ne listen e personave si kontrabandiste armesh, vetem pak kohe para se te merrej porosia per municione drejt Afganistanit. Investigimi vazhdon me faktin qe Pentagoni kontakton 21 vjecarin Efraim Diveroli per te furnizuar me municion ushtaret afgane, duke ngritur dyshimin se kete furnizim ai e ka gjetur ne Shqiperi fale edhe ndihmes se zviceranit Tomet. Ekipi i Televizonit ka intervistuar biznesmenin Kosta Trebicka i cili tregon se si u njoh me Tomet i cili qendronte pas firmes fantazme ne Qipro dhe qe ne kete rast perfaqesonte klientin, pra Diverolin. Pikerisht pas rruges se dyshimte nepermjet Qipros, dhe qe synonte ta shiste municionin me cmim te dyfishuar, mendohet se qendronte shtetasi zviceran Tomet gje per te cilen flitet edhe ne Shtetet e Bashkuara. Gazetari ka provuar te marre nje pergjigje nga vete Tomet, por ai ka mohuar te kete marre pjese ne tregtine e permendur duke cilesuar se keto dyshime nuk mund te bazohen vetem ne theniet e Efraim Diverol. Biznesmeni shqiptar Trebicka citohet se Tomet ka ndikim te madh ne vendet e Evropes Lindore, aty ku tregtohen municione te standardeve te vjetra, njesoj si ato te tregtuara nga Shqiperia. Gazetari citon se pas shperthimit ne Gerdec dolen ne pah shkeljet e bera gjate demontimit te armeve duke ngritur pikepyetjen rreth ceshtjes se korrupsionit. Gazetari po ashtu ka intervistuar deputete te opozites shqiptare, te cilet citojne burime qe ngrene dyshime per perfshirjen e djalit te kryeministrit Berisha ne tregtine e armeve. Arsyeja pse vete Zvicra nuk merret me ceshtjen Tomet eshte e thjeshte sipas gazetarit sepse vete shteti zviceran nuk e ka pershtatur ligjin per kontrollin mbi tregtaret e armeve, me nje kerkese te OSBE-se per kete ceshtje. Zyrtaret zvicerane nuk bejne komente mbi dyshimet per ndermjetesin Hajnrih Tomet ne tregtine e armeve nga Shqiperi ne Afganistan, por edhe pse kjo mbetet enigme ai mbetet si i tille per sa kohe dhe gazeta "New York Times" e cileson kete njeri si misterioz.

Komenti i gazetarit zviceran

Ne Shqiperi, municionet nga koha e luftes se Ftohte po shkaterrohen dhe per kete arsye lind pyetja se perse Shtetet e Bashkuara duhet te paguajne per keto municione. Se sa i rrezikshem eshte demontimi i municioneve, u pa marsin e kaluar prane kryeqytetit. Dy duzine te vdekur, qindra te plagosur dhe shtepi te shkaterruara rreth e perqark. Shperthimi zbuloi shkelje gjate demontimit te municionit te vjeter. Nje firme private kishte vepruar me porosi te qeverise duke punuar me mallin e rrezikshem ne menyren me primitive.

Shefi i qeverise, Sali Berisha, nxitoi per tek te demtuarit, ndersa Ministri i tij i Mbrojtjes dha doreheqjen. Ne vorbullen e hetimeve filloi te vihej ne levizje edhe hetimi per biznesin e dyshimte me tregtine e municioneve ne Afganistan. Dyshimet, jane ngritur dhe te qarqe qeveritare. Ne Kuvend, parlamenti shqiptar, opozita ngre pyetje rreth ceshtjes se korrupsionit.

Cfare kerkon OSBE

Me teper kontroll ne te gjitha vendet kerkon edhe OSBE-ja ne Vjene. Te 56 vendet anetare te Organizates per Siguri dhe Bashkepunim ne Evrope miratuan ne 2004 deklaraten e qendrimit te perbashket. Vendet anetare duhet t'i kontrollojne kontrabandistet e armeve edhe kur keto veprojne jashte vendit. Zedhenesi i OSBE citohet nga gazetari zviceran se gjithmone kur nje vend perforcon ligjet kombetare per territorin e tij, tregtaret e armeve mund te shkojne ne nje shtet tjeter, ose nepermjet nje shteti tjeter. Kjo do te thote qe tregtaret kercejne nga nje boshllek ligjor te boshlleku tjeter ligjor. 13 Vende te OSBE e kane pershtatur ligjin por Zvicra nuk ben pjese te keto vende. Ajo ka ngelur te parimi i territorit. Ketu nuk ekziston kontrolli i tregtareve te armeve edhe ne shtetet e tjera, ashtu sic e kerkon OSBE-ja. Per kete arsye zyrtaret zvicerane nuk kujdesen per ceshtjen Tomet", - perfundon citimi i gazetarit zviceran.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›