E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryebashkiaku i Kukësit bashkohet me LSI: PD nuk realizoi premtimet

KUKËS- Kryetari i Bashkisë së Kukësit Hasan Halili i zgjedhur në krye të këtij institucioni si kandidat i Partisë Demokratike është bashkuar sot me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Nëpërmjet një deklarate për mediat keryebashkiaku Halili zyrtarizmi sot bashkimin me LSI. Ky i fundit ka deklaruar se po largohet nga Partia Demokratike pasi ajo nuk ka realizuar premtimet e mbajtura në Kukës.

Ai më tej akuzoi ministrin aktual të Transporteve Sokol Olldashin si personin që nuk ka lejuar realizimin e projekteve në Kukës.

‘Ka pasur iniciativa të Olldashit për mosrealizim të projekteve në Kukës”, tha ai.

Kreu i Bashkisë së Kukësit tha më tej se, “Plani rregullues i bashkisë nuk është miratuar ende” dhe se ky i fundit nuk ka pasur mbështetje nga qeveria Berisha.

“Prej 6 vitesh kam bërë shkresë për një shkollë të re në qytet dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje”, thotë ai, ndërsa shpreh besim tek lideri i LSI-së Meta për premtimet e bëra para kuksianëve.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›