E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryebashkiaku i Nju Jorkut Majkell Blumberg kerkon fuqizimin e ligjit te kontrollit te armeve

Kryetari i Bashkise se Nju Jorkut Majkell Blumberg perseriti thirrjet per fuqizimin e ligjit te kontrollit te armeve perfshi edhe kontrollet biografike te njerezve qe blejne arme zjarri. Krahas me zotin Blumberg ishin familjaret e viktimave te tragjedise ne Arizona si dhe aktiviste per kontrollin e armeve. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Adam Filips ndoqi konferencen e shtypit ne Nju Jork

Familjare dhe miq te viktimave te sulmit me arme ne Arizona u mblodhen ne qendren e Nju Jorkut per te shprehur mbeshtetjen e tyre per kryetarin e Bashkise Majkell Blumberg i cili kerkoi me teper fonde qeveritare masa me te rrepta sigurie si dhe fuqizimin e ligjeve federale qe kerkojne kontrolle te hollesishme per cilindo qe perpiqet te bleje arme.

Djalin ma vrane me 14 shtator ne Harlem

Familjare te viktimave te vrasjeve me arme zjarri tregojne historite e tyre

Zoti Blomberg tha se cdo dite vriten me arme 34 amerikane. Ligji i pare i rendesishem per kontrollin e armeve ne SHBA u miratua ne vitin 1968 pas vrasjes se udheheqesit  te te drejtave civile Martin Luter King dhe Senatorit amerikan Robert Kenedi.

Ne vitin 1993 Presidenti Bill Clinton nenshkroi ne ligj te ashtuquajturin Brady Bill i cili kerkon kontrolle te hollesishme te sjelljes se personave qe duan te blejne arme. Por kritiket thone se ligji nuk eshte zbatuar sic duhet.

Kryetaret e Bashkive kunder Armeve te Paligjshme nje koalicion per te cilin zoti Blumberg dha ndihmen qe te krijohej citon si shembull faktin se 10 shtete nuk kane dorezuar te dhenat per semundjet mendore ne sistemin kombetar te shendetesise. Ata thone se kontrolli per historine e sjelljes se personave ne shfaqjet me arme mund te shmanget me lehtesi.

Zoti Blumberg pranon se dhuna me arme zjarri mund te duket si dicka jo reale kur nuk e njeh ate nga afer.

Nuk me eshte dukur dicka reale deri ne momentin kur mu desh te shkoj ne spital dhe tu them prinderve se djali apo vajza e tyre nuk do te shkonte me kurre ne shtepi. Dhe asnje prej nesh nuk mund ta kuptoje se cdo te thote kjo pa qene pjesetar i familjes se viktimes apo pa patur lidhje te aferta me te.

Kryetari i Bashkise mbeshtet mbajtjen e armeve per gjueti per praktike dhe aktivitete sportive. Por ai nuk eshte dakord me personat qe pretendojne se masat per kontrollin e armeve nuk jane kushtetuese.

Asnje person me arsye te shendoshe nuk do te miratonte shiten e arme te reklamuara si te afta per te rrezuar nje avion. Askush nuk mendon se duhet te shiten plumba qe depertojne jeleket antiplumb. Per keto sende nuk ke nevoje kur shkon per gjueti. Askush nuk mendon se duhet tu shiten arme personave qe perdorin droge atyre me te meta mendore te rinjve jo ne moshe madhore dhe njerzit me te kaluar kriminale. Edhe ligjet e shkruara ne libra thone se kjo nuk duhet bere. Por Kongresi nuk ka dashur ta beje kete. Washingtoni duhet te veproje dhe ne i bejme thirrje presidentit ta udheheqe kete ceshtje ashtu sikurse beri presidenti Johnson.

Jo te gjithe pjesemarresit ne takimin e Nju Jorkut u fokusuan tek problemi i dhunes me arme. Martin Luther King i Trete djali i udheheqesit te vrare te te drejtave civile tha se dhuna ne industrine amerikane te zbavitjes luan rol ne shtimin e dhunes ne jeten e perditshme. Ai citoi nje studim i cili tregonte se 6 ne 10 filma vizatimore kane permbajtje me dhune ndersa tek lojerat elektronike ky raport eshte 7 me 10.

Dhe ne nuk e kuptojme perse shoqeria jone eshte e dhunshme. Pa patur vetekontroll nuk do te mund ta zgjidhim kete ceshtje ne vendin qe te gjithe e duam kaq shume. Por ne mund te kemi nje kulture pa dhune. Babai im do te thonte kjo kohe ka ardhur tani.

Kryetari i Bashkise se Nju Jorkut Blumberg dhe folesit e tjere ne konferencen e shtypit ne Nju Jork thane se tani eshte koha per te marre masa per kontrollin e armeve ne kushtet kur njerezit e kane ende te fresket tragjedine ne Tusan te Arizones ku u vrane 6 persona dhe u plagosen 13 te tjere.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›