Kryebashkiaku i ri hyn ne zyre me 28 korrik. Keshilli zgjidhet te henen
Perfundimi i ceshtjes se kryetarit te Bashkise se Tiranes ne Kolegjin Zgjedhor ka lene aktualisht vetem nje teme te fundit qe lidhet me zgjedhjet e 8 majit 2011. Dhenia e mandatit te kryetarit te ri dhe shperndarja e mandateve te keshilltareve te Keshillit Bashkiak mbeten tashme dy procese formale qe sherbejne si funksion i konstituimit te kreut te ri dhe nisjes nga puna te institucionit. Keshtu sa i perket mandatit te kryetarit te ri te bashkise qe eshte demokrati Lulzim Basha ligji parashikon qe brenda 20 diteve ai duhet qe te marre nga Gjykata e Rrethit te Tiranes nje vertetim mandati i cili i njeh atij statusin juridik te kreut te ri te bashkise perfshi ketu mbylljen apo inekzistencen e ankimeve nga subjekte zgjedhore. Me kete deshmi ne dore kreu i ri ne permbushje edhe te detyrimeve te ligjit organik per qeverisjen vendore konstituohet ne mbledhjen e pare te Keshillit Bashkiak. Ne rast se ky i fundit nuk mblidhet per arsye te ndryshme atehere eshte prefekti qe e therret mbledhjen dhe konsumon veprimet e nevojshme qe cojne ne permbylljen formale te procedures. Mbledhja duhet te zhvillohet ne prani edhe te drejtuesit dhe stafit qe dorezojne detyren. Lidhja e kesaj procedure me mandatet e keshilltareve qendron ne faktin se per Keshillin e Bashkise se Tiranes ende nuk eshte bere shperndarja e mandateve per arsye te nje vendimi te ketij institucioni per te pritur shqyrtimin nga Kolegji te padive per mandatin e kryetarit te bashkise. Nderkohe anetari i KQZ-se Klement Zguri ka sqaruar dje se per keshillin ne fjale KQZ ka miratuar tabelen e rezultateve duke shtuar se tanime pritet vetem vendimmarrja e komisionit per dhenien e mandateve per keshilltaret. Nisur nga fakti se ndaj tabeles nuk ka nje kerkese ankimore atehere duket se do te jete dita e hene momenti kur KQZ-ja do te shqyrtoje kete ceshtje. Si pike ende e pasqaruar mbetet votimi perderisa shperndarja e mandateve per keshillat kerkon 5 vota pra shumice te cilesuar. Nga kjo pikepamje nuk dihet ende sesi do te votojne anetaret e majte te KQZ-se po te merret ne konsiderate reagimi socialist per vendimin e Kolegjit dhe procesin juridik ne teresi. Nje arsye me shume ne kete drejtim jep edhe bllokimi i vendimmarrjes per keshillat e 10 minibashkive ne Tirane per arsye te mosarritjes se kuorumit te nevojshem. Ne nje rast te ngjashem atehere procedura qe ndiqet eshte pikerisht ajo qe u ndoq edhe per minibashkite pamundesia per vendimmarrje e ciklon ceshtjen per trajtim ne Kolegj i cili vendos per mandatet. Vetem dje gjykata ka miratuar shperndarjen e mandateve per keshillat e 10 minibashkive te cilat KQZ-ja nuk arriti ti miratonte. Vendimi ka respektuar gjykimin e shumices pa bere nderhyje shtese. Rrjedhimisht per Tiranen tanime pritet vetem shperndarja e mandateve per keshillin per bashkine qofte ne KQZ apo edhe ne Kolegj dhe mandej kalimi drejt konstituimit te kryetarit te ri permes mbledhjes normale te Keshillit apo edhe venies ne loje te institucionit te prefektit. Ne rast se Keshilli Bashkiak ose komunal nuk mblidhet brenda 30 diteve nga data e shpalljes se rezultatit te zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve atehere eshte prefekti qe organizon ceremonine e betimit te kryetarit te bashkise ne mjedisin e bashkise dhe ne prani te banoreve te njesise perkatese. Mbledhja e radhes se KQZ-se per shperndarjen e mandateve per Keshillin e Bashkise Tirane pritet te mbahet te henen.