BE e kujdesshme Presim vendimin e plote me pas qendrimi yne
Europianet ne Bruksel dhe Tirane qe e kane ndjekur hap pas hapi procesin e zgjedhor te 8 majit ne Shqiperi dhe problematiken qe shfaqi mandati i kryetarit te Bashkise se Tiranes vendosen dje te tregoheshin te permbajtur ne dhenien e vleresimit te tyre ne lidhje me vendimin e Kolegjit Zgjedhor qe le ne fuqi fitoren e Lulzim Bashes ne kryeqytet. Permbajtja u pa qarte dje gjate nje deklarate per shtyp te zedheneses se Baroneshes Catherine Ashton. E pyetur paraditen e djeshme ne lidhje me vendimin e Kolegjit Zgjedhor zedhenesja Maja Kocijancic e konsideroi kete nje rast te vecante kur perpara se te diplomatet europiane te prononcoheshin duhet ta kishin perpara vendimin e zbardhur te kesaj gjykate. Ne kemi ndjekur zhvillimet ne Shqiperi qe prej zgjedhjeve lokale te 8 majit me shqetesim te madh dhe vemendje. Ne mbajtem shenim vendimin e Kolegjit Zgjedhor ne Shqiperi dhe ne po presim te shohim nje arsyetim dhe justifikim me te thelle pasi per momentin kemi pare vetem vendimin. Vetem atehere do te bejme te qarte pikepamjen tone - theksoi qarte dhe prere zedhenesja e Ashton duke mos pranuar te beje komente te tjera per kete ceshtje. Sipas saj Shqiperise ne keto momente me shume se gjithcka i duhet nje dialog i pjekur politik dhe reforma te cilat kane nje vlere te madhe ne rrugen per integrim ne Bashkimin Europian. Ju e dini shume mire se cfare pritet nga Shqiperia. Ne duam te shohim nje dialog te pjekur politik ne duam te shohim perparime ne reforma por per kete rast te vecante perpara se ne te bejme te qarte qendrimin tone na duhet te shohim te gjitha detajet - shtoi Maja Kocijancic duke folur ne terma te pergjithshme mbi ate cfare duhet te bente klasa politike ne keto momente. Por permbajtja e Brukselit zyrtar u importua edhe tek deklaratat e diplomateve te Komisionit Europian ne Tirane. Ne nje prononcim per mediat ambasadori i BE-se ne vendin tone Etore Sequi deklaroi se ai nuk mund te bente komente ne lidhje me vendimin e Kolegjit Zgjedhor sepse ende nuk ishte njohur zyrtarisht me te ne forme te plote. Por ajo qe nuk harroi te theksonte ambasadori lidhet me faktin se procesi zgjedhor bente pjese ne ato rekomandimet qe Brukseli i kerkonte te plotesuara perpara se te lejonte vijimin e procesit te integrimit. Nuk e kam lexuar argumentimi ligjor te Kolegjit Zgjedhor dhe nuk jam ne gjendje te bej komente te metejshme. Une jam shume i fokusuar per proceset e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian dhe mbarevajtja e zgjedhjeve. Ne kete kuader procesi zgjedhor eshte pjese e ketij procesi pasi ben pjese ne 12 prioritetet e BE-se - deklaroi Sequi. Po keshtu ai i beri thirrje partive politike ne vend qe te ishin te kujdesshme dhe te vendosin interesat e vendit perpara atyre partiake. Ne kete kuader ai theksoi se respektimi i ligjit Kushtetutes dhe institucioneve duhet te shikohej ne interes te qytetareve dhe jo te partive politike. Kjo situate shikohet si paska e cuditshme nisur nga fakti se tashme kandidati i mazhorances Lulzim Basha eshte veteshpallur si kryetar i Bashkise se Tiranes dhe Edi Rama ka pranuar se tashme nuk mund te beje asgje per ta kthyer mbrapsht kete realitet. Por nderkombetaret do te flasin se shpejti dhe bindjes se paleve per kete proces pritet ti shtohet edhe verdikti i tyre. Por pjesa me formale e ketij verdikti pritet te jete raporti perfundimtar i OSBE/ODIHR-it i cili pritet te behet publik javet e ardhshme dhe te tregoje ne detaje mbi ate cfare mendojne nderkombetaret per procesin zgjedhor te 8 majit ne Tirane.