Kryebashkiaku keshilltareve Te bashkepunojme te degjohet fjala e cdo qytetari
Update – “Në këtë Këshill, mund të kemi edhe mendime për të cilat nuk do të jemi dakord, por çështja është që ne të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin për gjithçka që është e mundur. Të dëgjohet fjala e çdo qytetari”.
Kështu e nisi fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku Lulzim Basha, pasi në sallë u kthyen edhe këshilltarët e opozitës.
Sipas tij, është koha për të rënë dakord në të mirë të qytetarëve.
“Sot është dita kur kryeqyteti ynë duhet të japë një shembull evropian. Të bashkëpunojmë për gjithçka”, ka qenë thirrja që kreu i Bashkisë së Tiranës, u ka bërë këshilltarëve bashkiakë.
Ai shprehu më tej keqardhjen për qëndrimin bojkotues të këshilltarëve socialistë, duke pohuar se mbetet i hapur për bashkëpunim në të ardhmen.
E ndërsa të lartpërmendurit kanë marrë vendimin për t’u larguar sërish nga salla e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Kryebashkiaku shprehu urimin që kjo të mos kthehet në një praktikë bllokuese.
“Mosmarrëveshjet duhet që të zgjidhen me konsensus, nuk ka ditë më të keqe për të demonstruar praktikë bojkoti, në një ditë kur Bashkimi Evropian tha se ai është bllokues për vendin.
Por ne shpresojmë që kjo të mos kthehet në një praktikë, duke shpresuar që të mos përdoren më të tilla nga ato që u ka kaluar koha.
Besoj se ne do ta tejkalojmë murin e akullt të ngritur nga interesi politik”, tha më tej Basha... (vijon)
Prezantimi i projekt-vendimeve
“Me heqjen e disa taksave dhe tarifave vendore, neve jo vetëm që në praktikë lehtësojmë dhe zhdërvjelltësojmë marrëdhënien mes qytetarëve dhe biznesit, por japim edhe një imazh mbi klimën që ne duam të japim, atë të një Tirane të hapur për biznesin dhe për sipërmarrjen e lirë.
Një Tirane që gumëzhin nga zhvillimi ekonomik dhe në krijimin e vendeve të reja të punës, si angazhimi ynë kryesor”.
Kështu u shpreh kryebashkiaku më tej Lulzim Basha gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës, ndërsa i prezantoi atij projekt-vendimet e reja.
“Sektori privat ka nevojë për lehtësi dhe mbështetje”, tha ai.
Duke vijuar më pas me pikën tjetër, atë të ngritjes së agjencisë së mbrojtjes së konsumatorit.
“Bashkia nuk do të mbyllë më sytë para abuzimeve me çmimet. Ajo do të marrë përgjegjësitë që i takojnë, duke respektuar iniciativën e lirë dhe duke marrë masat për abuzuesit”, shtoi kryebashkiaku në fjalën e tij.
Ai përmendi edhe faktin se për herë të parë, do të rigrupohen disa drejtori të reja.
“Duhet të bëjmë shumë për zhvillimin e turizmit në qytetin tonë”, vuri në dukje ai.
Ndërsa lidhur me strukturën e re të Tiranës, ai tha se ajo që propozohet prej tij, do të jetë efiçente dhe në përputhje me prioritetet.
“Ka ardhur koha t’i lëmë debatet politike dhe ndaj paraqes para jush këtë projekt”, iu drejtua ai këshilltarëve bashkiakë të kryeqytetit...
***
Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot me 29 vota pro, 5 propozime të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, që kanë të bëjnë me heqjen dhe uljen e 60 taksave dhe tarifave vendore, ndryshimin e strukturës organike së Bashkisë, hapjen e tenderit për projektin teknik për segmentin e Unazës së Madhe nga Shkolla Teknologjike tek Qendra Kristal dhe kalimin në dy nivele të rrethrrotullimit të Doganës së Tiranës, dhënien e titullit Qytetar Nderi, për Kryeministrin e Kuvajtit, Emirin e Katarit, dhe për aktoren shqiptaro-amerikane, Eliza Dushku. Gjithashtu, Këshilli Bashkiak miratoi vendimin për kalimin e Futboll Klub “Tirana”, në shoqëri aksionere.