E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Shqiptarët i kanë dhunti të lindur gjuhët e huaja, anglishtja të mësohet me detyrim

Share

Kryeministri Berisha, gjatë konferencës me temë “Gjuha Angleze dhe Sistemi Arsimor – Një mundësi e re”, është shprehur se në shkollat shqiptare gjuha angleze duhet të futet me detyrim që nga klasa e tretë.

Në këtë nismë mendoj se qeveria ka marrë një vendim shumë të drejtë, sepse gjuha globale është gjuha angleze. Nuk diskutohet për të inferiorizuar gjuhët e tjera, pasi çdo gjuhë është e bukur, por anglishtja për një seri rrethanash është kryesore në gjuhën e globalizimit. Është gjuha e kësaj kohe ndaj dhe është e rëndësishme që të shpejtojmë dhe të ecim sa më shpejt të pajisim fëmijët tanë me gjuhën e komunikimit global, është shprehur Berisha.

Ai ka thënë se shqiptarët mësimin e gjuhëve të huaja e kanë një dhunti të lindur. Gjatë fjalës së tij, Berisha është shprehur se të rinjtë shqiptarë duhet ta mbyllin gjimnazin me dy gjuhë të huaja të mësuara. Mes tyre, për Berishën e rëndësishme është që të mësohet edhe kinezçja.

Nuk duhet të kemi asnjë ndrojtje për përpjekjet më maksimale për ta bërë këtë komb pas shqipfolës në anglishtfolës. Në këtë proces të përshpejtuar ka vështirësi reale. Unë kuptoj se në disa norma të vendosura nga ne mund të ketë edhe arbitraritet, por ne së bashku i shqyrtojmë, dhe me rëndësi është që të konsolidojmë anglishten nga klasa e tretë deri në provimin e maturës si gjuhë të parë të huaj për çdo fëmijë shqiptar. Me rëndësi është që ne të zhvillojmë atë dhunti absolutisht të lindur të shqiptarëve për gjuhët e huaja, çka duhet thënë që çdo nxënës duhet të mbaroj gjimnazin me dy gjuhë të disponuara, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, por edhe kineze, e cila merr terren dhe rëndësi të veçantë pasi Kina është superfuqia e dytë e botës në ekonominë planetare, tha Berisha gjatë fjalës së tij.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›