Kryediplomati iranian viziton Irakun

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm të Iranit, Ali Akbar Salehi, ndodhet në Irak në vizitë, e cila synon t`u japë shtysë marrëdhënieve ndërmjet dy fqinjëve.
Kjo është vizita e parë e Salehit apo ndonjë zyrtari tjetër iranian, që nga formimi i qeverisë së Irakut, nëntë muaj pas zgjedhjeve të marsit.
Irani dhe Iraku luftuan tetë vjet në vitet 1980, një luftë që la qindra mijë të vdekur nga të dy palët.
Lidhjet ndërmjet Iranit të dominuar nga shiitët dhe shumicës shiite në Irak janë ngrohur dukshëm pas përmbysjes së regjimit të Sadam Huseinit nga invazioni i prirë nga SHBA-të në vitin 2003.