Çavez sugjeron ambasadorin e ri amerikan në Venezuelë
Presidenti i Venezuelës Hugo Çavez ka sugjeruar se Shtetet e Bashkuara do të duhej të emëronin aktorin e Holivudit Shon Pen apo regjisorin Oliver Stoun për ambasador të ri amerikan në Karakas.
Çavez i bëri këto sugjerime pas vendimit të Shteteve të Bashkuara javën e kaluar që ta largojë ambasadorin e Venezuelës në Uashington.
SHBA tha se hapi u bë si përgjigje ndaj refuzimit të Venezuelës për të emëruarin e administratës Obama për ambasador në Venezuelë.
Çavez gjithashtu sugjeroi se ambasador amerikan mund të jetë gjuhëtari dhe filozofi Noam Çomski.