E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasaporta e njemilionte Garancia per ne Evrope

Kur kompjuteri regjistroi dhenien e pasaportes se njemilionte me te cilen u pajis nje banor i kryeqytetit Kryeministri Sali Berisha e quajti fitore. Dje ne kete moment ai u ndodh ne ambientet e Policise se Tiranes i shoqeruar nga ministri i Brendshem Lulzim Basha drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit dhe drejtues te tjere te uniformave blu. Kryeministri Sali Berisha tha se pa pasaportat biometrike Shqiperia nuk do te mund te siguronte liberalizimin e vizave. Pasi i ka dorezuar pasaporten biometrike shtetasit te njemilionte qe pajiset me kete dokument Kryeministri deklaroi se shume shpejt Shqiperia do te kete vetem nje sportel ate te Evropes. Pa pasaportat biometrike te kesaj teknologjie pa leternjoftime biometrike te shperndara masivisht Shqiperia nuk do te mund te konsiderohej per heqjen e vizave nga 27 vendet anetare te BE-se - tha Berisha. Kryeministri gjithashtu vleresoi punen e bere nga kompania Aleat qe prodhon dokumentet e identifikimit ne Shqiperi. Me tej ai pergezoi forcat e policise qe jane treguar korrekte ne kete proces shume te rendesishem. Pajisja e popullates me pasaporte biometrike filloi rreth dy vite me pare. Per realizimin e ketij procesi u angazhuan institucionet e pushtetit lokal dhe ato te policise. Me raste ka pasur veshtiresi per pajisjen emigranteve pasi kerkesat e tyre beheshin gjate pushimeve dhe vinin ne fluks por gatishmeria qe ky proces te kryhej ne kohen e duhur beri tu jepej zgjidhje pa krijuar kaos. Pajisja e shqiptareve me pasaporte biometrike eshte konsideruar si nje prej detyrimeve baze qe duhej te plotesonte vendi yne me qellim kapjen e standardeve per ne BE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›