E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryekomunarët do të japin titujt e pronësisë fermerëve

 Sipas këtij projekligji, fermerët që kanë në zotërim tokë bujqësore, e cila është ndarë nga komisionet vendore, por që nuk kanë tapi, do të pajisen me tituj pronësie nga kryetarët e komunave ose të bashkive.

Deri më sot ndarja e tokës bujqësore në territorin e ish-kooperativave bujqësore është shoqëruar me probleme të shumta në plotësimin e dokumentacionit ligjor. 

Certifikatat e pronësisë, që do të japin komunat e bashkitë do të jenë të gatshme për t'u hedhur në regjistrin publik të pasurive të paluajtshme. Procesi i pajisjes me tituj pronësie për fermerët do të përfundojë 9 muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit./Start/

                                                                                             2012-04-18 17:16
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›