E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ref. Parlamentare, PS amendim për zgjedhjen e Presidentit

Propozimi më i fundit është një amendim për Rregulloren e Kuvendit, ku socialistët kërkojnë midis të tjerash që vota e deputetit të futet në një zarf të pavulosur dhe të pa firmosur dhe më pas të hiqet në kutinë e votimit.

Për deputetin Ditmir Bushati, një nga katër deputetët i mandatuar për ndryshimet në Rregulloren e Parlamentit, një prej 12 kritereve të Bashkimit Evropian. 

"Çdo deputet do të votojë për kandidatin që dëshiron duke futur fletën e votimit në një zarf dhe kjo shmang kontakin e deputetit me stilolapsin, dhe kjo është një garanci më e madhe", thotë Bushati. 

Ndërhyrja do të bëhet në nenin 109 të Rregullores mbi mënyrën e zgjedhjes së Presidentit të ri. Një propozim i tillë është pranuar nga mazhoranca, por socialistët mbeten ende skeptik në këtë drejtim.

“Ne mund të arrijmë diçka të mirë në letër, ndonëse ende nuk ka një dritë jeshile nga ana e PD për këtë gjë, por thelbi mbetet te mënyra se si do të zbatohet rregullorja. Rregullorja është në letër, po mbi të gjitha është frymë. Amendamentet tona janë aty, në rast se shumica parlamentare dëshiron të ecet përpara me këtë proces, kjo është një çështje që nuk do më shumë se një gjysmë dite pune", tha Bushati. Komisioni i reformës parlamentare i ka mbaruar mandati kohor, por palët po punojnë për përmbylljen e plotë të kësaj reforme. /Start/

                                                                                             2012-04-18 16:19
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›