E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sllovenia në grevë kundër masave shtrënguese

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve “AFP”, e cila sqaron se kërkesa për grevë u bë nga 23 sindikata të sektorit publik duke përfaqësuar më shumë se gjysmën e 160 000 funksionarëve.

Kjo lëvizje erdhi pasi qeveria prezantoi masat shtrënguese, të cilat parashikojnë uljen e pagave dhe një reduktim të asistencës në fushën e shëndetësisë. Arsimi është sektori më i prekur nga këto masa. Qeveria parashikoi largimin e 1 500 mësuesve.      
   
Qeveria e Janez Jansas shpresin të reduktojë deficitin publik në 3,5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2012, më pas 3,0 për qind në 2013. Në vitin 2011, deficiti publik slloven arriti në 6,4 për qind të PBB-së./Start/

                                                                                             2012-04-18 17:32
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›